Kë do me shume Çiljeten apo Greta Koçin?
Rama: Çiljetën apo Greta Koçin…Kjo është dilemë për Hamletin.
Erjonin apo Sajmirin?
Rama: Kjo eshte për dilemë për Ofeline…
Kë do më shumë Klanin apo Topin?
Rama: Dua më shumë Filipin
A e di që ty të thonë ai i gjati? Rama: Po e di…
Po Braçes si i thonë?
Rama: Braçes i thonë “Ai qe rri me te gjatin…”
Mamaqi: A i tregon përralla Zahos?
Rama: Akoma jo se është ende i vogël. Por unë sërish ia tregoi.
Mamaqi: Si ja tregon? Apo i thua një nga ato të GDP-së?
Rama: Jo flasim për të gjithë njerëzit dhe për gjithë kafshët që kemi rreth e rrotull në fshat; gjeli, lopa, qeni, gomari.
Mamaqi: Po Zahon nuk e çoni në çerdhe, se dhe unë deri në 2 vjeç e gjysëm nuk do e çoj çunin.
Rama: Akoma jemi në atë fazë.
Mamaqi: Po kur të rritet, tek shkolla në Surrel do e çoni?
Rama: Ta shikojmë, nuk e kemi vendosur.
Mamaqi: Nuk keni frikë se ju thonë ii ata katundarët?
Rama: Po në çerdhe, do e çojmë në çerdhen e fshatit, të zonës.
Mamaqi: Po në shkollë do e çoni në Londër?
Rama: Do ta shikojmë..Jo jo.
Mamaqi: Ku Tony Blair si është nga afër? I ka qejf qerasjet?
Rama: Ore e di që ngjani ju?
Mamaqi: Me Tony Blair?
Rama: Po. Dhe fizikisht dhe me energji pozitive. Ti ke më shumë humor.
Mamaqi: As e vë dyshim. Madje humor shqiptar e jo anglez ta kuptosh të martën.
Mamaqi: Po në shtëpi sa banjo keni?
Rama: Sa banjo kemi në shtëpi? Po sa duhet të kemi?
Mamaqi: Unë kam dy përshembull
Rama: Qenkemi njësoj.
Mamaqi: Është e vërtetë që qeveria juaj nuk e pranon kurrë se e ka gabim?
Rama: Kjo nuk është e vërtetë.
Mamaqi: Për çfarë e keni gabim?
Rama: Në këto momente po filloj të mendoj se kam gabuar që kam ardhur këtu, se më ngele në dorë.
Mamaqi: Duhet të jetë audienca maksimale, e për mua është sukses. Dhe për ju mirë është se do shtoni disa fansa.
Rama: Unë erdha me shumë kënaqësi dhe jam i nderuar shumë që jam këtu me ty. Të ishin të gjithë si puna jote, do kishim gjetur dhe konsensus.
Mamaqi: Më thënë të drejtën dhe mua po më pëlqen humori. Ne të dy mund të bënim një dyshe, në emision, nam fare. Po u tërhoqët nga politika, se unë nuk futem..
Rama: Të është dhënë oferta?
Mamaqi: Po më është dhënë për deputet.
Rama: Për deputet?
Mamaqi: Po nuk kam pranuar.
Rama: Pse, ke ndonjë precedent penal?
Mamaqi: Jo shkoj nëpër dasma
Rama: Jo se është dhe ky dekriminalizimi dhe partia jote e ka ngritur me të madhe.
Mamaqi: E di mo e di. Po a kanë të drejtë?
Rama: Që e kanë ngritur me të madhe, ata, sigurisht është të qash apo të qeshësh. Po që u bë mirë që u bë, u bë mirë. Kurse unë të premtoj se unë nuk do plakem në politikë si lideri jot duke bërë fjalime e konferencë shtypi. Dhe kur të lë këtë detyrë çdo vit e bashkëpunojmë që të gjejmë gjuhën e bashkëpunimit. Vetëm se unë nuk e bëjmë dot ”˜6 ditë pa Emralin e Edin’, por ”˜6 ditë me Ermalin e Edin’.
Mamaqi: Unë them ta bëjmë 7 ditë
Rama: Unë them ta bëjmë një ditë pushim
Mamaqi: A duhet të ndjekë kryeministri natën e fundit të festivalit të RTSH?
Rama: Jo domosdoshmërish
Mamaqi: A duhet të paguash vetë faturat e ujit e dritave?
Rama: Të shkoj unë të paguaj vetë?
Mamaqi: Po.
Rama: Është bërë më e lehtë tani, paguhet nga shtëpia online. Nëse ma kërkojnë njerëzit e shtëpisë, por nuk ka ngelur shtëpia deri në atë derexhe sa ti paguaj unë.
Mamaqi: A duhet të paguhet kryeministri over-time?
Rama: Jo.
Mamaqi: A duhet të kërcejë kryeministri popullore në raste festash?
Rama: Po di, duhet. Them se di, por nuk ma mban.
Mamaqi: A duhet të shaj kryeministri me llafe turpi. Dmth sa herë në ditë duhet të shaj.
Rama: Jo. Nuk duhet ta bëj.
Mamaqi: Turp ti vij atij kryeministri
Rama: Nuk duhet ta bëjë.
Mamaqi: Turp ti vij pra atij kryeministri që e ka bërë dhe ka sharë me llafe turpi
(Rama qesh)
Mamaqi: A duhet të zihet kryeministri me grushta kur të rrahin shokët?
Rama: Vallai po më prekën Erion Braçen, nuk jap garanci që mos të bëjë atë që s’duhet të bëjë. Po të ma prekin Erion Braçen..
Mamaqi: Të them të drejtën se më kanë thënë nga brenda, nëse ka njerëz të mirë qeveria janë; Niko Peleshi, dhe Endri Fuga. Këto di që janë njerëz të mirë.
Rama: Po unë ku futem?
Mamaqi: Po ti je një nga ata.
Rama: Apo unë nuk jam njeri unë?
Mamaqi: A duhet të dalë kryeministri me brekë slip në plazh?
Rama: Jo në plazh, kryeministri duhet të dalë me pallto dhe me çadër shiu dhe këpucë ushtarake dhe mbi pallto mushama.