Me mijëra studentë janë duke protestuar përpara Ministrisë së Arsimit dhe kryeministrisë edhe këtë të mërkurë. Ata janë të vendosur të qëndrojnë përpara këtyre institucioneve deri në momentin që kërkesat e tyre të plotësohen.
Pak më herët mësohet se, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në zyrën e këtij të fundit, raporton ABC News.
Më herët Rama u bëri sërish thirrje studentëve që të dialogojnë dhe se nuk ka asnjë kusht, por është në pritje të takimit./opinion.al