Nga Ylli Dylgjeri
Mbare TV-te japin pamje të ndalimit nga policia të Ish ministrit Spiro Ksera. Furgonë policie e makina shoqëruese për Kseren me bollëk. Më tej kamera e pranga në duar për ish ministrin… Aq llogjistikë e venë në funksion të këtij “spektakli rendi” sa ish ministri Ksera nuk i ka pasur as kur ish Minister në Qeveri !?
Tjetër shëmbull. Në Zvicër u ndaluan mbi dhjetë funksiomarë te lartë të FIFA-s në një hotel qëndror dhe nuk u pa operacioni policor. Nderkohë komisioneri për mbrojtjen e te dhënave z. Besnik Dervishi njoftoi dje në media se nuk do ti publikohet emri në publik i personave të cilët janë të dënuar për çëshjte ordinere siç janë krimet seksuale.
Por jo! z. Ksera parakalon me pranga edhe pse i prezumohet pafajsia pa marrë masën e sigurisë, e aq më pak denimin.
Nuk i vlen kërkujt ky spektakël në vitin 2016.
Aq më shumë që minoritari ose qirje Ksera, ksereis ellenika!