Home KRYESORE Bushati? Meta: Nuk mund ta lija vendin në duart e një zv/ministri

Bushati? Meta: Nuk mund ta lija vendin në duart e një zv/ministri

Presidenti Meta i është përgjigjur në emisionin “Të paekspozuarit” edhe pyetjes përse nuk e shkarkoi Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, kur ja kërkoi Rama.

Pjesë nga intervista:

Rakipi: Përse nuk dekretove shkarkimin e Bushatit?

Meta: Kam dëgjuar disa spekulime për ministrin e Jashtëm edhe për Xhafaj. Së pari ai ka bërë dorëheqjen dhe e ka bërë publike. Rastin e Bushatit, nuk e kam dekretuar se ministri ka përgjegjësi kushtetuese. Nuk mund ta lë ministrinë në dorë të një zv.ministri.

Marrëdhëniet tona nuk kanë qenë shumë konstruktive, pavarësisht se sjelljet e mia kanë qenë konstruktive. Nuk mund të japë një përgjigje një njeri që nuk ka asnjë përgjegjësi kushtetuese. Kjo është e gjitha dhe nuk ka asnjë arsye tjetër

Sa për mos shkarkimin e Bushatit po jap një shembull, e zëmë se një kryeministër i papërgjegjshëm kërkon shkarkimin e ministrit Ylli Rakipi, dhe ministri vjen tek unë dhe më thotë që unë s;kam shkelur as sigurinë kombëtare, nuk shkarkohem as për korrupsion por nuk kam zbatuar porosinë e kryeministrit fjala bie për shitje trojesh, ca do bëj unë ta largoj? Në rastin e Bushatit unë nuk e kam shkarkuar sepse ai është Ministër i jashtëm, dhe nuk doja ta lija përgjegjësinë e vendit në dorë të zv/ministrit. edhe pse marrëdhënia jonë mes meje dhe Bushatit nuk ka qenë e mirë, unë nuk mund të shkelja Kushtetutën.

Share: