Home KRYESORE Artan Hoxha: Dea Amerikane mund të kërkojë ekstradimin e Balilit

Artan Hoxha: Dea Amerikane mund të kërkojë ekstradimin e Balilit

Gazetari Artan Hoxha ishtë këtë të premte në studione  Provokacijas në ABC News për t’u dhënë përgjigjë pyetjeve të Mustafa Nanos në lidhje me çështjen Balili dhe intervistën dhënë gazetarit një ditë para vetëdorëzimit. Ai ka sqaruar të gjithë rrugëtimin deri në intervistimin dhe më pas vetëdorëzimin e Klemend Balilit.

“Së pari është besueshmëria. Më vunë një kusht sipas tyre unë isha njeriu kryesor që i sulmoja kërkuan kontakt dhe në këto kushte arritëm në kontakt dhe i them që të jap mundësinë që të sqarosh pozitën tënde. Eskobar i Ballkanit është një emër i pamerituar.

Unë jam kontaktuar disa herë për të negociuar dhe kushtin për t’u dorëzuar që ishte dosja. Ishte një shpërblim 100 milionë lekësh të vjetra. Balili nuk është vrasës është një personazh krejt tjetër.

Vetëm dy vetë e dinin që do dorëzohej në datën 15. Suksesi për mua është fakti që njeriu më i kërkuar në Shqipëri sot ndodhet në dispozicion të drejtësisë”.

Ai kishtë vështirësi të artikulonte, por pyetjet unë ia bëja me informacionet që unë kisha ai është ëpropjekur që të çojë dhe mesazhe. Unë e ndihmova që dorëzimi i tij do shitej si operacion. Presioni i Policisë dha një efekt që është bllokimi dhe sekuestrimi i pronave”.

Gazetari Hoxha tha se DEA amerikane mund të kërkojë ekstradimin e Klemend Balilit, nëse ka prova.

“DEA përfshihet në organizata të mëdha kriminale. Nëse DEA ka prova, DEA mund të kërkojë ekstradimin e Kelmend Balilit. Nëse ka bërë krim që ka lidhje me interesat e SHBA, Balili ekstradohet”. /abcnews.al

Share: