Home KRYESORE Paralajmërimi i prerë i Kryemadhit: Zgjedhjet qëndrore njëkohësisht me ato vendore

Paralajmërimi i prerë i Kryemadhit: Zgjedhjet qëndrore njëkohësisht me ato vendore

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e kësaj partie në Skrapar, u shpreh se kjo zonë është lënë pas dore por inati i qeverisë nuk ëhtë vetëm me Skraparin. Inatin e ka me LSI-në.

“Skena e grabitjes bëhet nga oligarkët që hanë e pinë gjithë ditën me Edi Ramën, që vjedhin tendera por shumë shpejt do të nxjerrim emrat dhe aferat përkatëse që kanë bërë,” – paralajmëroi Kryemadhi.

Ajo tha se LSI është një parti e re, pra është adoleshente sepse është vetëm 15 vjecare, por shtoi se është e gatshme të marrë përsipër përgjegjësinë e drejtimit të vendit.

“Kemi jnjë datë të zgjedhjeve lokale të dekretuar, por nuk do të ketë vetëm zgjedhje vendore, por do të ketë edhe zgjedhje vendore edhe zgjedhje qëndrore njëkohësisht,” – tha kryetarja e LSI-së gjatë fjalës saj.

Kryemadhi denoncoi se kunati i një prej deputetëve të mazhorancës drejton Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ç’ka e cila sipas saj, tregon se Edi Rama po tenton të kapë drejtësinë.

“Kemi përballë një sfidë shumë të madhe. Sfida është e thjeshtë, të rrëzojmë dhe të largojmë Edi Ramën”.

 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Share: