Home KRYESORE Studentët e Drejtësisë: Ngujim pa afat, kemi mbështetjen e pedagogëve

Studentët e Drejtësisë: Ngujim pa afat, kemi mbështetjen e pedagogëve

Studentët e Drejtësisë në Tiranë vazhdojnë të qendrojnë të ngujuar brenda godinës së fakultetit prej disa ditësh. Ata shprehen se nuk do të terhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Një prej studenteve u shpreh për tv Klan se “kemi mbështetjen e pedaogëve kështu do të vijojmë bojkotimin e mësimit dhe ngujimin edhe gjatë javës së ardhshme”.

Ndërsa të fakultetin e Ekonomisë, pati një ndërprerje të ngujimit por studentët kanë vendosur t’i rikthehen ngujimit ditën e hënë.

Një panoramë tjetër është tek fakulteti i Histori-Filologjisë. Përpos studentëve të hënën do të protestojnë edhe pedagogët. Ata kanë lajmëruar grevë 1-ditore. Vendimi unanim u mor ditën e premte në mbledhjen e asamblesë. Pedagogët kërkojnë nga qeveria anulimin e ligjit për arsimin e lartë./opinion.al

Share: