Home KRYESORE Babai u vrau nënën, gjyshërit dhe daja kërkojnë kujdestarinë e fëmijëve

Babai u vrau nënën, gjyshërit dhe daja kërkojnë kujdestarinë e fëmijëve

Prindërit e autorit të vrasjes së bashkëshortes dhe kunatës, i janë drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Fierit, ku kërkojnë kujdestarinë e fëmijëve.

Bedri dhe Lumturi Musta thonë se plotësojnë të gjitha kriteret për të marrë kujdestarinë dhe se kanë besim tek drejtësia për t’ua rikthyer fëmijët.

Të njëjtën kërkesë ka bërë edhe daja i fëmijëve, Gjyshmir Çaushaj.

Aktualisht, dy fëmijët e mitur përkatësisht 10-vjeç dhe 3-vjeç, ndodhën në fshatin SOS në Tiranë.

Krimi i rëndë ndodhi me datë 2 janar të këtij viti pas një grindjeje mes çiftit, ku mbeten të vdekura motrat Gentjana Çaushaj, 31-vjeçe dhe Merisa, 18-vjeçe.

Ngjarja

Në familjen e Gazmend Mustës kishte ardhur motra 18 vjeçare e bashkëshortes për festat e fundvitit. Sipas burimeve debati ka nisur kur bashkëshortja i ka kërkuar 34-vjeçarit që të shkonte pranë familjes së saj bashkë me të motrën.

Kjo kërkesë sipas të dhënave të para ka ndezur debatin, ndërsa 34-vjeçari nën ndikimin e alkoolit, ka qëlluar me thikë fillimisht kunatën, e cila kishte ndërhyrë për ti qetësuar, e më pas bashkëshorten e tij. Krimi i rëndë ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ku arrestoi autorin e vrasjes./Rel.d/

Share: