Kryetarja e bashkise Shkoder Voltana Ademi ne pritjen qei bene Lulzim Bashes, paralajmeroi pjesemarrje te fuqishme te shkodraneve ne proteste e 16 shkurtit ne Tirane.
Ne profilin e saj ne Facebook Voltana Ademi shkruan :
Shkodra do të jetë në ballë të protestuqishmeës mbarëpopullore të 16 shkurtit! Këtë mesazh ka marrë nga qytetarët shkodranë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë takimeve të zhvilluara ditën e sotme.
Në bashkëbisedim me qytetarët, kryetari Basha është njohur me problemet e mëdha me të cilat po përballen si rezultat i politikave rënduese të qeverisë dhe të kryeministrit aktual në dëm të tyre. Veçanarisht e rëndë është situata në bisnesin e vogël, për shkak të taksave por edhe vendosjes së TVSH-së në varësi të xhiros.
Kryetari Basha u ka kërkuar shkodranëve, që të gjithë bashkë, ta largojnë këtë qeveri dhe këtë kryeministër që po varfëron për ditë e më shumë Shkodrën e Shqipërinë.
#16Shkurt2019
#ShkodraPrinProtestën