Home KRYESORE Berisha refuzon Thaçin për përballje televizive: Argat shqipfolës

Berisha refuzon Thaçin për përballje televizive: Argat shqipfolës

Pas kërkesës së Presidentit kosovar Hashim Thaçi për të patur një përballje televizive me ish-Kryeministrin shqiptar Sali Berisha, ky i fundit i është përgjigjur përmes një prononcimi ekskluziv në Gazetën Express. Sikurse bën me dije gazeta, Berisha e ka refuzuar ftesën për debat televiziv.

Duke e cilësuar Thaçin një argat shqipfolës dhe Vuçiçin patron të tij, Berisha ka thënë se në ballafaqim do të preferonte këtë të fundit:

“Po të jetë për debat, para një argati shqipfolës albanofob, dhe një patroni të tij në Beograd, për ballafaqim do të preferoja këtë të fundit”, ka deklaruar Berisha.

Thaçi ka kërkuar të enjten ballafaqim televiziv me Berishën, pasi ish-udhëheqësi i Shqipërisë javëve të fundit ka paraqitur një sërë argumentesh kundër idesë së presidentit kosovar për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Share: