Këshilli i Basenit Ujor Drin-Bunë në prefekturën e Shkodrës anullon lejen e dhënë në muajin dhjetor për shfrytëzimin e ujërave termale në Dibër
Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura, raporton Ora News.tv/
Vendimi i marrë nga po ky Këshill me 11.12. 2018 parashikonte që shfrytëzimi i ujërave termale ti jepej një firmë private, duke prekur mijëra banorë që jetesën e kanë me shfrytëzimin e llixhave.
Ata e kundërshtuan fort këtë vendim me protesta të herë pas hershme, çka detyroi qeverinë të tërhiqet pas.