Me një diversitet rekord prezantohen kandidatët e shumtë në numër nën siglën demokrate për të sfiduar republikanin Donald Trump në presidencialet e 2020. Ja lista e kandidatëve të parë që hyjnë zyrtarisht në arenën zgjedhore.
– Elizabeth Warren –
68-vjeçe, senatorja e Massachusetts starton garën përkrah figurave të rëndësishme të demokratëve. Duke sfiduar polemikën mbi origjinën e saj të largët amerikano-indiane, ish-pedagogia e drejtësisë në Harvard, e cilësuar “Pocahontas” nga presidenti Donald Trump zyrtarizoi kandidaturën e saj më 2 shkurt. Ajo u spikat për kritikat e artikuluara ndaj gabimeve të Wall Street.
– Cory Booker –
Senatori me ngjyrë karizmatik dhe i njohur në sajë të medias, shpesh i krahasuar me Barack Obama, Cory Booker shpalli kandidaturën e tij më 1 shkurt duke predikuar bashkimin në një Amerikë të përçarë. Ish-kryebashkiaku i Newark, në New Jersey, ky ndjekës i Twitter dhe orator i spikatur 49 vjeç, prej vitesh aludohej të ishte pjesë e garës për presidencialet.
– Kamala Harris –
E shumëpritura, senatorja e Kalifornisë e cila aspiron të bëhet presidentja e parë me ngjyrë e SHBA-së njoftoi kandidaturën e saj përvjetorin e lindjes së Martin Luther King, më 21 janar. Vajza e një shkencëtare indiane në mjekësi dhe një ekonomisti nga Xhamajka, Kamala Harris 54 vjeçe fillimisht ka mbajtur postin e prokurores së San Francisco më pas mori drejtimin e Shërbimit Gjyqësor të gjithë Kalifornisë (2001-2017).
– Kirsten Gillibrand –
Senatorja e Nju Jorkut u bë e njohur për luftën kundër ngacmimit seksual, veçanërisht në radhët e Ushtrisë, përpara emergjencës së lëvizjes #MeToo që mbështet në mënyrë aktive.
– Julian Castro –
Nipi i një emigrante meksikane dhe ish-sekretarit të Shtetit gjatë presidencës së Barack Obama, Julian Castro shpalli kandidaturën në anglisht dhe spanjisht më 12 janar, në mesin e debateve me tone të larta për emigracionin. Ish-kryebashkiaku i qytetit të San Antonio, në Teksas i moshës 44 vjeç shpreson të emërohet presidenti i parë hispanik i SHBA-së.
– Pete Buttigieg –
Kryebashkiaku i ri në moshë i qytetit South Bend, në Indiana iu bashkua garës më 23 janar me një mesazh tërësisht të orientuar drejt së ardhmes. Ish-ushtarak i moshës 37 vjeç ai do të renditet kandidati i parë që shfaqi hapur homoseksualitetin e tij në presidencialet amerikane nëse fiton parapraket e demokratëve.
– Tulsi Gabbard –
Vetëm 37 vjeçe, e zgjedhura e Dhomës së Përfaqësuesve me origjinë nga Hawaï u hodh në garë më 11 janar. Mbështetëse e Bernie Sanders en 2016, ish-ushtarakja u kritikua për takimin e saj me liderin sirian, Bachar Al-Assad në valën e luftës civile, dhe për deklaratat e mëparshme antihomoseksuale që më pas shprehu keqardhje.
– John Delaney –
I zgjedhur në Dhomën e Përfaqësuesve ku ai përfaqëson Maryland, John Delaney është përfshirë shumë herët në garë që në korrikun 2017, por shanset për të duken të pakta.
– Andrew Yang –
Biznesmen shumë pak i njohur, i lindur në 1975. Ai u pozicionua në garë pothuajse pa zhurmë që në fund të 2017, duke paralajmëruar për rreziqet e teknologjive të reja mbi punësimin amerikan.
-Aspirantët të cilat nuk kanë dalë ende hapur-
Një numër i madh i figurave me peshë të kampit demokrat nuk kanë vendosur ende, përfshirë ish-zëvendëspresidentin e Barack Obama, Joe Biden, senatorin dhe ish-kandidatin në parapraket demokrate, Bernie Sanders, senatoren Amy Klobuchar, senatorin Sherrod Brown, ish-deputetin e Dhomës Beto O’Rourke, miliarderin Michael Bloomberg dhe guvernatorin e Shtetit të Montanës, Steve Bullock. /atsh