Kryeministri Edi Rama ka hyrë sot për herë të parë në kryeministri, një ditë pas protestës së opozitës, ku pjesa e institucionit nga Bulevardi u godit me sende të forta.
Në një foto të siguruar nga Tirana Neës, duket kreu I qeverisë në ambientet e sallës COD ku zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore.
Rama zgjodhi të ishte në Vlorë dje në një bashkëbisedim për Bashkinë, ndërkohë që opozita e quajti takimin si një antimiting.
Gjatë paradites së sotme Rama ishte në Kosovë ku mori pjesë në festimet e 11 vjetorit të Pavarësisë, ndërkohë që pasdite ka parë nga afër edhe dëmet e shkaktuara një kat poshtë zyrës së tij.