Home KRYESORE Sugjerimet e Shijes: FASULE JESHILE OSE MUNG

Sugjerimet e Shijes: FASULE JESHILE OSE MUNG

Fasulet Mung, nje lloje legume e vogël ngjyrë jeshile e cila është pjesë e familjes së bizeleve dhe thjerrëzave, është një burim I lartë proteinash, fibrash, antioksidantësh dhe fitonutrientëve. Megjithëse në pjesën më të madhe të botës ata janë më pak të popullarizuar sesa varietetet e tjera të fasuleve, si qiqrat ose fasulet e zeza, fasulet mung sjellin disa përfitime të mëdha shëndetësore.

Ndërsa fasulet mung mund të jenë të reja për shumicën, ata kanë qenë pjesë e dietave tradicionale Ayurvedike në Indi për mijëra vjet. Fasulet mung janë konsideruar “një nga ushqimet më të dashura” në praktikën e lashtë indiane që ka qenë një formë tradicionale e mjekësisë që rreth 1.500 B.C.

Këto ditë, fasulet mung kanë filluar të shfaqen në treg si shtesa për protenia, supave të konservuara dhe në gatimet e restoranteve si shoqëruese. Pra, këto është ajo që ju duhet të dini për fasule mung:

Fasulet mung janë një burim i lartë i ushqyesve duke përfshirë: manganin, kaliumin, magnezin, folatet, bakër, zink dhe vitamina të ndryshme të grupit B. Ata janë gjithashtu një ushqim I plotë, të larta në proteina, niseshte rezistente dhe fibra dietike. Farat e tyre të thata mund të konsumohen të papërpunuara, të gatuara (të plota ose të ndara), të fermentuara ose të grira dhe të bluara (miell).

Për shkak të densitetit të lartë të ushqyesve, fasulet mung janë konsideruar të dobishme në mbrojtje kundër disa sëmundjeve kronike, të lidhura me moshën, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, kancerin, diabetin dhe obezitetin.

Fasule Mung gjeni tek dyqanet Neranxi.

Share: