Home KRYESORE Ata janë terroristët e djallit! Nga Leonora Laçi

Ata janë terroristët e djallit! Nga Leonora Laçi

Kur isha e vogël shihja gjyshin tim (nga mamaja) teksa merrte abdes dhe me ngjallte deshirën t’i ngjaja atij e që kur të rritesha të isha njeri i mirë si ai. Atëherë fenë e identifikoja me atë, qëndrimet e tij, buzëqeshjen e tij, respektin e dashurinë që na falte, zërin e ëmbel, gjithmonë jepte dhe nuk merrte asgjë në shkëmbim, dhe vazhdoj të besoj se njerëzit e fesë duhet te jenë si ai.

Asnjëherë nuk i impononte mendimet e tij, nuk diskutonte për fenë as Zotin, gjyshja ishte shumë liberale edhe pse kishte në krah nje besimtar të devotshëm.

Mbaj mend që një ditë i thash gjyshit:- “Më meso edhe mua të marr abdes, e të falem, dua të behem si ti.”

U kënaq nga deshira ime femijërore dhe filloi të më mesonte, por që pas abdesit të pare mu venit interesi, si duket nuk isha e prirur për të qenë një praktikane.

Tani mendoj se me shumë ia kisha kerkuar të më mesonte për ta bërë në qejf dhe për të më pasur mbesen e preferuar, por nuk ia dola, motra ime ishte e preferuara.

Pasi u rrita kuptova që thirrja per t’ju përkushtuar Zotit nuk merr parasysh “interesat” e tua afatshkurte, si duket edhe ai e kuptoj qe unë e kisha deshirën aty per aty, por vetëm kaq, dhe nuk me bezati më.

Dhe kështu vazhdoj të mbetem një person që beson në Zot por në një formë vertikale. Për mua nuk është më pak e shenjt kisha nga xhamia, a çdo vend kulti.

Më pyesin shpesh për besimin fetar por asnjëherë nuk marrin përgjigje të mbyllur. Jap përgjigje ekuivoke.

Jo se nuk ndjehem pjesë e fesë që i perkas, por pse duhet të më identifikojnë, pse duan ta dijnë, kur tek e fundit ajo është një ndjenje private që më përket vetëm mua ?! Çfarë ndryshon nëse une ia them besimin fetar?!

Sot, dëgjojmë për terrorizëm islamik, dhe sa herë dëgjoj këtë kujtoj tim gjysh dhe bindem që terrorizmi nuk ka të bëj me islamin, islami nuk identifikohet nga terrorizmi, as terroristi nuk është mysliman, një besimtar falet, dhuron dashuri, nxit bashkëjetesën. Një besimtar i çdo feje nuk do të ishte në gjendje të vriste njerëz, ato janë terroristët e djallit, jo të Zotit. Zoti nuk ka nevojë të përfaqësohet nga të tillë modele.

Por cila është feja ime?!

Feja ime është respekti ndaj familjes, shoqërisë e vendit tim. Feja ime është islami e krishterimi, jam myslimane kur rrijë me myslimanë, jam e krishter kur rrijë me të krishterë.

Për mua nuk ka rendësi vendi ku lutesh, por se me sa sinqeritet lutesh. Për mua nuk është i rendësishëm debati fetar, as përfshirja në të tilla tema:- Se cila fe ishte e para?!

Mesazhet e secilës i kam të rrënjosura në mendje e zemër, e kam krijuar botëkuptimin tim për Zotin dhe fetë. Secila fe monoteiste beson në Zot dhe këtu hidhen poshtë të gjithë diskutimet, rrugën drejt Zotit e shpjegojnë secila në mënyren e vet, askush nuk e mohon ekzistencën e Zotit, ka rrugë plotë për të shkuar drejt Zotit dhe unë nuk jam askush për ta gjykuar rrugën që ti zgjedh sepse synimin e kemi të përbashkët, ashtu siç ti nuk ke të drejtë të gjykosh rrugën time.

Share: