Home KRYESORE Kim Mehmeti ne krye te politikes shqiptare ne Maqedoni…?

Kim Mehmeti ne krye te politikes shqiptare ne Maqedoni…?

Sipas Mediave shqiptare nga Maqedonia, publicisti Kim Mehmeti do të ketë për detyre që të unifikoje opozitën shqiptare në Maqedoni dhe të udhëheq ata në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do zhvillohen në muajin prill të vitit 2016. Mediat thonë se bëhet fjalë për tre partitë më të mëdha opozitare shqiptare: RDK-në, Lëvizjen Besa dhe Lëvizjen për Reforma në PDSH.
Duket se këtë obligim, Kim Mehmeti e ka marrë ditëve të fundit i nxitur nga aktorë të rëndësishëm shqiptarë si nga Maqedonia ashtu edhe nga Kosova dhe Shqipëria. Mehmeti rezulton se është takuar dje në Shkup me përfaqësuesit e Vetëvendosjes, Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën. Në realizimin e këtij qëllimi, Kim Mehmeti do të ketë përkrahjen edhe të shumë personaliteteve me ndikim në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosove. Urojme qe ky lajm te jete i vërtete dhe sigurisht shume suksese politikes shqiptare ne Maqedoni me Kim Mehmetin si aktori i rendësishem i saj.

Share: