Home KRYESORE Nuk jam Arba… Nga Mirela Jorgo

Nuk jam Arba… Nga Mirela Jorgo

Une jam mbesa e dy grave qe e ndertuan jeten me ndershmeri. Dy gra fisnike pogradecare, dy gra tipike shqiptare , me zemer plot, qe dhuronin dashuri pa fund.

Dy gra qe me benin te ndjehesha femija me i lumtur ne bote, qe kendonin aq bukur neper dasma , qe me mesuan artin e gatimit tipik pogradecar, artin e te punuarit me shtiza, artin e mikpritjes pogradecare, ndjenjen e dhimbsurise dhe dashurise per origjinen time.

Une nuk jam Arba qe ju dha mundesia ne Suedi per te studiuar dhe te shfaqte talentin e te aktivizuar ne politike. Une u shkollova ne kete vend , ku kishte pedagoge shume te mire , por kishte shume maskarenje ne rrugen time te formimit.

Shpesh jam ndjere e bere copa ne te kerkuarit te nje pune në fillimet e mia. Shume dyer te perplasura ne fytyre, shume intriga idiote, shume cmirushe qe ndiheshin te parealizuar dhe mungese dashurie, shume hajvane ne te gjykuarit me nje mendje te paster, tek tuk ndonje sjellje babaxhanllëku , shpesh here ndjesi joshjeje qe te notoja dhe une ne këtë kënete per t’ u bere pis ne moral dhe sjellje.

E megjithatë nuk u ndjeva inferiore si keta pisa qe sot vegjetojne diku ne shtet apo fusha të rendesishme te kesaj jete. Nuk kam frike te them atë qe mendoj , por nuk kam bere gjithmone ate qe kam dashur per nje mije e nje arsye te mberthyera ketu.

E une jam kjo shqiptarja qe vazhdon te jetoj ketu, me atë kurajo për të qënë vetvetja. Si une ka shume femra te tjera që nuk patën fatin e Arbes te shkollohej andej. Kjo nuk do te thote qe nuk jemi te zonja.

Perkundrazi sepse jetojme me shume sakrifica ne nje vend ku vesi dhe antivlerat vazhdojne te jenë prioritare, intrigat jane shume primitive dhe mendjet vazhdojne zvogelohen. Nje bravo per mua
😁

Share: