Kur isha i vogël rastiste që nëna më merrte me vete për ndonjë shtegtim gjysëm të fshehtë në Kishën e Shna Ndojit në Laç! Rreth fillimviteve 80-të komunizmi e toleronte paksa këtë shtegëtim!
Njohuritë e mia fetare ishin tejet të reduktuara dhe përkushtimi fetar i prindërve më kishte bindur që ka Zot, por dinamikat e marrdhënieve Zot – besimtar i shihja si misterioze dhe unike!
Të pafetë më dukeshin, veçse të këqinj edhe budallenj që nuk kuptonin ekzistencën e Zotit!
Një dialog gjatë një prej atyre shtegëtimeve ma përforconte më shumë këtë ide:
- Cubi afër Kishës së Laçit: ku po shkoni?
- Nëna ime: në Shna Ndue me e falenderue që i kam fëmijët shëndoshë e mirë!
- Cubi: po ato lekë në dorë ku do i çosh?
- Nëna: du me i lanë te gjurma e Shna Ndoit?
- Cubi: mi jep mua se i vendos unë!
- Nëna ime: përnjimend? Mos ban lojna me punët e Zotit!
- Cubi: mos kij merak! Po të baj be për Kishë të Laçit!