Home KRYESORE Serbia permes xhamisë së Zemunit edhe kundër Luginës së Preshevës!

Serbia permes xhamisë së Zemunit edhe kundër Luginës së Preshevës!

Nga Skender Jashari*

I  shtyrë nga   ngjarjet  e fundit, me të cilat  Agjenturat  e Serbisë, janë  vënë  në  veprim, kundër  Shqipëtarëve në tërësi, e në veçanti kundër Shqipëtarve të Luginës së Preshevës dhe mërgimtarëve tonë nëpër vendet e  BE-së, përmes  taktikës perfide të  identifikimit me elementin islamik-vehabist. Shqipëtarët  kemi Kisha dhe Xhami, por mbi to  kemi Shqiptarinë- Rilindasit tonë  na  e lanë  porosi!   Duke   pa disa medie, portale dhe të vetëquajtur analista, që më shumë janë  duke  i shërby sendërtimit të  planit të Agjenturave të Serbisë,  e që nga ana  tjetër nuk ka reagim të duhur aq më pak  reagim institucional!

Kjo fushatë  është  e  drejtuar  kundër  Interesit Kombëtar Shqipëtar të Shqipëtarve të Luginës së Preshevës, por edhe  të  gjithë  Shqipëtarëve  në Rajon dhe në vendet  e BE-së!

Sepse:

Nga vitet 2003-2004, në  Shkollat  e  Luginës  së Preshevës, për nxënësit Shqipëtar  mësohet  me planprogram të Serbisë, edhe  lënda   fetare. Ku përmbajtja e  saj  mes tjerash është: lavdërimi i xhihadizmit; rritja  e  identitetit fetar dhe shuarja e identitetit kombëtar, aq sa  i mësohet që  i takojnë  kombit turk  dhe se flamuri i tyre është  flamuri turk!

Hapjen e xhamive, shoqatave gjoja  humanitare a  fetare vehabiste  nëpër vendet e  BE-së, ku  synohet gjoja ruajtja e Identitetit fetar a edhe  Kombëtar, e  bashkatdhetarëve tonë,

Më 14 maj 2017,  si  në   vendin  “Gurishte” mbi  fshatin Rahovicë, po ashtu edhe në  shtëpinë  e kulturës  në Preshevë,  në  ditën Përkujtimore për  Dëshmorët  e UÇPMB-së, ngjyrimi  fetar  islamik  ishte   mbizotërues  në krahasim  me Idealin për të cilin kanë  rënë  këta  Dëshmorë!

 Më 26 maj 2017, në komunën  e  Zemunit,  qenka  shkatërru një  xhami, gjegjësisht   e vetëquajtur  xhami! Duke dalur   të vetëquajtur  analistë sidomos nga  Lugina e Preshevës, që me porosi të Serbisë,  dëshirojnë ta manipulojnë  opinionin  publik Shqipëtar, që të përfshihet në mbrojtje  të  kësaj “xhamie Shqipëtare!”.

Arsyet  që faktojnë që një plan i tillë është i përgatitur nga  shërbimet  sekrete  serbe janë:

  • Të kujtojmë  Naçertaninë e  Garashaninit, që thirrej  kryesisht në  këtë  element[ forcimin e  islamizmit tek Shqipëtarët; manipulimin e hoxhallarëve dhe mësuesve (që ta  quajnë tokë të  bekuar  Anadollin  e tokë të  mallkuar  tokën tonë  të Shenjtë  Shqiptare); etj];
  • Të kujtojmë hoxhallarët rus dhe të Serbisë,  deri në  Luftën e II Botërore, Marrëveshjet  jugosllavo-turke për  shpërnguljen  e Shqipëtarëve  nga ish-jugosllavia për në  Anadolli( ku  ndër më së shumti janë  shpërngulur edhe nga  Lugina e Preshevës!), kujtojmë  planprogramet dhe  ligjet agrare  që  trajtonin në  format  nga më të ndryshme opsionin  e   shpërnguljes së Shqiptarëve, gjithëherë  duke përdorë edhe  elementin  fetar islamik!
  • Nga vitet 1990,  Serbia  dërgoi( me udhëzime  të tërthorta) në  vendet   arabe, të  rinjë  “ Shqipëtar”,  që të  studionin  në  universitete   me doktrinën  fetare selafiste. Doktrinë politiko-fetare e prodhuar nga  Rusia, për t’iu  kundërvënë  Aleancës  NATO( më konkretisht SHBA-së dhe vendeve  të BE-së)![1]
  • Serbia edhe më parë, si edhe gjatë  periudhës 1945-1990,   qëllimisht tentoi të na  përçante Shqipëtarët, duke  na   thënë  përmes  hoxhallarëve  agjentë  të saj, që  Shqipëtari musliman është më i afërt  me një serbë  ortodoks sesa me një   Shqipëtar  katolik![2] Derisa Shqipëtarët katolikë  i identifikonte  si kroat,  Shqipëtarët  musliman  i identifikonte si boshnjak, turq,  goran, musliman  serbë etj!
  • Pasi kam kompetencë  morale,  flas për  rastin e UÇPMB-së. Agjenturat  e Serbisë, përmes  disa  “nacionalistëve”( të vetëquajtur, e që  edhe në  Luftën  e  Kosovës- UÇK, ishin si  agjentë  të  Serbisë!), kanë  tentuar në  vazhdimësi ta identifikonin UÇPMB-në si  ushtri xhihadistësh e terroristësh islamik! Gjatë  kësaj  lufte, asnjë hoxhë nuk  ishte  në Zonën  Operative të Preshevës, as në  luftimet  në  Bukoc, Shoshaj të  Epërme, Rahovicë, Muhaxhere etj! Madje në  luftën  e  fshatit  Rahovicë në  maj 2001,  3 hoxhallarë  i kanë shërby Serbisë, për t’na mposhtë neve( ushtarëve të UÇPMB-së).
  • Në vitin 2003,  eprorë të  shërbimeve  sekrete   serbe, mes tyre edhe  atij ushtarak, deklarohen  disa herë që në  Maqedoninë  Perëndimore dhe në Kosovë, ka grupe xhihadistësh islamik( kupto që këta  persona   po këto shërbime serbe i kishin dërgu!).  Agjentët  Islamik të Serbisë(  xhihadistët  islamik), tentuan  të manipulojnë   veteran dhe luftëtarë të  vërtetë  Shqiptar, për t’i futur  në  luftë në Iliridë( kinse për  ideal  Kombëtar!)! Edhe më 2015, në  Republikë të Kosovës, agjentët  islamik të Serbisë dhe terroristët islamik të indoktrinuar në  Burgjet  e Kosovës, tentuan të kryenin   arratisje,  për të  krijuar pastaj  në  Maqedoni një  Shtet  Islamik të Ballkanit!
  • Agjentët Islamik të Serbisë, ishin në  veprim, madje  sidomos  deri 2009, vepruan  edhe në Kosovë, ku  një  bandë e tillë, ishte  arrestuar në shtator të atij viti! Kjo grup  e Agjentëve  Islamik të Serbisë,  edhe në Burgjet  e Kosovës, e vazhduan  veprimtarin  në radikalizmin  terrorist islamik-vehabist![3]
  • Në vitin 2009, shkaku i dështimit që të fusnin terroristët  islamik të dirigjuar nga Serbia për të kryer  akte terroriste  në  Trojet tona ( sidomos kundër  Republikës së Kosovës, shkaku i interesit  politik të  Serbisë për  ta dëmtu  stabilitetin   dhe shtetësinë  e saj), i’u ishte  dhënë  urdhër që të  kalonin në  akte  terroriste,   në  vendet  perëndimore  të Europës(  veçmas kundër  Aleatit  Strategjik të Shqipëtarëve, pra SHBA-së)-taktikë e marrur nga terroristët palestinez.[4] Kjo tashmë shihet  që  aktet terroriste të ndodhura nga  Shqipëfolësit: Arid Uka në Gjermani, Osmankaç, Duka etj në SHBA! Po ashtu edhe  dukuria e  ndërtimit dhe hapjes  së xhamive dhe  shoqatave fetare vehabiste, me prijës dhe  frymë  vehabiste, nëpër vendet  e  ndryshme të BE-së, ku jetojnë  bashkatdhetarët tonë, e për të cilën  shumë pak bëhet  në parandalimin  e radikalizimit terrorist( këto të  dirigjuara plotësisht  nga  shërbimet  sekrete  serbe)! Mirëpo  kërcënimi serioz për kryerje  aktesh  terroriste edhe brenda  Trojeve  tona, është rritur pas vitit 2012(  shihet qartazi  tentojnë t’i kryejnë kryesisht në Republikë të Kosovës)- e që edhe brenda  Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave të Kosovës, ka persona të  betuar  dhe të paguar nga Serbia, që i mbrojnë dhe ndihmojnë këta  Agjentë Islamik të Serbisë dhe terroristw islamik-vehabist. Madje edhe  Agjentët serbë të Serbisë, të  kamufluar edhe si kriminelë ordinerë,  tentuan të kryenin  akte terroriste  islamike, që t’ia mveshin  vehabistëve- kujto rastin e  Natës së Krishtlindjeve  më  dhjetor 2014,  serbi  që synoi të   kryente  akt terrorist  kundër Katedralës Nënë Tereza në Prishtinë.
  • Në tubimin përkujtimor për Dëshmorët  e UÇPMB-së, më 14 maj 2017, në  vendin  e quajtur  “Gurishte” mbi fshatin Rahovicë, por edhe në shtëpinë  e kulturës në Preshevë,  më shumë i’u dha ngjyrim  fetar sesa  çështjes  për të cilin kishin rënë  Dëshmorët. Nëse krahasohet  edhe  me tubimet  gjatë  viteve 2002-2017, me lehtësi  shihet kjo tendencë e  fetarizimit të manifestimit të tillë.
  • Personi i cili e ka publiku video-incizimin në lidhje  me  shkatërrimin  e xhamisë  në Zemun të Serbisë më 19 maj 2017( video e  publikuar për herë të parë),  nuk është Shqipëtar, por është  një  romë, që  flet edhe  gjuhën    Ky person  pas luftës së Kosovës, ka ikur në Zemun të Serbisë, ku më së shumti janë vendosur   kriminelët  e luftrave  kundër  Shqipëtarve! Në  këtë   lagje, ku është kjo xhami, nuk ka  Shqipëtar! Ky person është  në  shërbim  të  Agjenturave të Serbisë,  që drejtohet kryesisht në  radikalizmin terrorist  të Shqipëtarëve në  Gjermani! Në  lidhje me  këtë rast, medie, portale por edhe të vetëquajtur analist të Luginës së Preshevës, që me a pa  qëllim, me  a pa dijeni, i shërbyen   planit të shërbimeve  sekrete  serbe, që të involvonin  Shqipëtarët   në mbrojtje  të ashtuquajturës  “xhami shqiptare”. Asnjëherë më parë,  asnjë  xhami nuk është   cilësuar si “xhami Shqipëtare!”

Interesin Kombëtar  Shqipëtar dhe  Luginën e Preshevës, në veçanti,  duhet mbrojtur nga aktet terroriste dhe subversive të Serbisë përmes  agjenturave të saj dhe  dorëzgjaturve( shqipfolësve), që veprojnë  si brenda  Trojeve  etnike Shqipëtare, po ashtu edhe në vendet  e  Europës Perëndimore në mesin  e   mërgimtarëve tonë.

Institucionet  e Republikës së Shqipërisë  dhe ato të Republikës së Kosovës, duhet  të ndërhyjnë,  në Mbrojtjen  e Identitetit  dhe Interesit Kombëtar Shqipëtar  kudo në  Botë, duke ndërmarr:

  1. Luftimin meritor të radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit,  në  veçanti  të shtyrë, dirigjuar, financuar nga  shërbimet  sekrete  të Serbisë, kundër Interesit Kombëtar  Shqipëtar! I kamufluar si terrorizëm islamik-vehabist, por edhe si akte terroriste  të agjenturave të Serbisë në emër të  terrorizmit islamik a të krimit ordiner!
  2. Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës, duhet të  mbrohen nga manipulimi për kauza që i shkojnë  në dobi Serbisë, siç është  rasti i shkatërrimit të vetëquajturës Xhami të Zemunit! Duke  mbrojtur  vetëm  Kauzën  Kombëtare  Shqiptare,   shkaku i së cilës nën okupimin e Serbisë ende ushtrohet  gjenocid, mbi Luginë të Preshevës, si dhe mbrojtjen  nga  tjetërsimi  kombëtar që tenton  përmes  fesë islame( vehabiste), ta   bëjë!
  3. Shqipëtarët të vendosur  nëpër vende  të BE-së, të mbrohen  nga  enklavizimi në  enklava turko-arabo-boshnjake. Fëmijëve të  mërgimtarëve  tonë,  t’iu mundësohen  shkolla në gjuhën  tonë  Amëtare,  duke  i larguar nga  shoqëritë, enklavat, xhamitë dhe shoqatat   e dyshimta   vehabiste! Ruajtja e  Identitetit Kombëtar a edhe  fetar islam,  nuk mund  të  bëhet  duke u tjetërsuar në identitetin  vehabi!
  4. Pastrimin e Institucioneve tona( sidomos në Republikë të Kosovës),  nga  personat që heshtur dhe  shprehimisht   ndihmuan, mbrojnë dhe në forma tjera, përkrahin  terroristët   islamik dhe agjentët islamik të Serbisë! Po ashtu mbrojtjen  e  mërgimtarëve  tonë  kudo në botë, nga  njerëz të  dirigjuar nga Serbia, që synojnë  tjetërsimin  Kombëtar madje dhe fetar, në identitetin fetar dhe kombin( shuarjen  e  ndjenjës  Kombëtare Shqiptare) vehabi. Edhe Strategjia për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm 2015 – 2020,  obligon  për masa të tilla Institucionet   kompetente! [5]

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Master drejtimi penal dhe studime joformale ushtarake.

[1] Rulers, Clerics, Radicals, Citizens, Current Trends in the Muslim World( Pars 1), A publication of the  center on Law and Security at the NYU school of Law, Issue No.8-9, 2008, faqe 8;

[2] Personal Correspondence, Peja, January 2003. Interestingly, as a result perhaps, a popular

saying among older Kosovar Muslims today reflects a general animosity towards

Bosnian/Slav Muslims. “Squeeze a Bosniak and you get Seven Shki (Serbs).”

[3] Në lidhje  me këta Agjentë Islamik të Serbisë, në  Burgjet  e Kosovës, kam dorëzuar edhe  kallëzim penal në Prokurorinë  Speciale të Republikës së Kosovës, si dhe  institucioneve  gjegjëse vendore( prej  nga  pastaj  reaguan nga Ministria e Brendshme dhe e Drejtësisë, dhe Organizatat tjera në lidhje me radikalizmin  terrorist  në  Burgjet e  Kosovës!)!

[4] Info të nxjerrura nga  Agjenti Islamik i Serbisë, në vitin 2009, në Prishtinë.

[5]  Strategjia për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm 2015 – 2020, faqe 18 dhe 24.

Share: