Shqipëria është një vend ku është e mundur të gjesh plazhe të mbushura plot jetë, ndërkohë që shmang turizmin masiv, shkruan revista sllovene “delo.si” në faqen e saj të internetit në një reportazh që ia kushton Shqipërisë, raporton ata.
Ngjyra, aroma të harruara, mirësjellje, natyrë e virgjër, por edhe një milion vepra të papërfunduara, historia, çmimet, pafund paqe, kohë për të pushur dhe kohë për të biseduar… të gjitha këto më kujtojnë Shqipërinë.
Në Butrint koha ka ndalur. Përpara nesh ndodhet një gadishull, ku paraardhësit tanë kanë jetuar për gati dy mijëvjeçarë dhe shijuan natyrën e bukur. Në mes, ndodhet një kanal ku lundron vetëm një traget që transporton pesë deri në gjashtë automjete. Në njërën anë ndodhen turistët dhe në anën tjetër diçka që më kujton kriporet e thata të mbulura nga bimësia.
Vetëm dy ose tre kilometra larg, është një prej plazheve më të bukur të Shqipërisë.
Ksamili është i mbushur me turistë më shumë se sa plazhet e Sllovenisë në kulmin e sezonit. Bizneset private kanë ndarë bregdetin duke e mbushur me shezllone. Një çadër dhe dy shezllone për gjithë ditën kushtojnë tetë euro. Vendet më të mira zakonisht janë të prenotuara, kryesisht për gjithë javën. Deti është i mrekullueshëm, por do të kishte qenë më mirë nëse turistët do të ishin tre ose katë herë më pak.
Përkundrazi, ata vetëm shtohen.
Turistët vijnë nga të gjitha anët, por të paktën gjysma e tyre janë lokalë. Brigjet shqiptare janë gjithashtu një parajsë për turistët kosovarë, maqedonas, grekë dhe malazezë, kjo shpjegon edhe numrin e e tyre të lartë. Veçanërisht të dielave, një milion shqiptarë lëvizin drejt bregut.
Vitin e kaluar në Shqipëri pati 5,1 milionë turistë të huaj.
360grade.al