Home I pakategorizuar Alma Lama, Kosova dhe Krimea asgje te perbashket

Alma Lama, Kosova dhe Krimea asgje te perbashket

Putin vazhdon përpjekjen për kthyer Kosovën ne precedent. Nuk ka asnjë ngjashmëri mes Krimeas dhe Kosovës sepse:

  1. Krimea nuk u aneksua me dhune, siç u aneksua Kosova nga Serbia me 1913, por Krushovi ja dha me 1954 me vullnet te lire.
  2. Ukraina nuk ka ushtuar dhune ndaj banoreve te Krimeas, nuk i ka vrare, përndjekur, diskriminuar sic beri Serbia me shqiptaret etnike. 3.NATO ka ndërhyre ushtarakisht për ti dhëne fund një regjimi mizor, Putin dërgoi Trupat pa asnjë motiv real, askush nuk e kërcënoi popullatën ruse aty. 4. Shumica absolute e banoreve te Kosovës është shqiptare dhe kane shprehur vullnetin e plote për pavarësi dhe regjimin serb e quanin pushtim. Ne Krimea ka një tjetër strukture te popullatës dhe mbi te gjitha ka pasur një marrëveshje me 1994 qe Krimea te mbetet Ukrainë.
Share: