Home I pakategorizuar Elisa Spiropali marreveshje me FMN dhe performanca ne Dogana

Elisa Spiropali marreveshje me FMN dhe performanca ne Dogana

Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar aprovoi marrëveshjen 3-vjeçare me Qeverinë Shqiptare për mbështetjen e reformave dhe zhvillimin ekonomik të vendit, marrëveshje qe parashikon mbështetjen e ekonomisë përmes angazhimit të rreth 457 milionë dollarëve. Miratimi i marrëveshjes është prova e pakundërshtueshme e besimit nga partneret ndërkombëtarë për modelin e ri ekonomik që kjo Qeveri solli, si dhe besimin tek performanca e sistemit fiskal në fushën e mbledhjes se te ardhurave, besim i krijuar pas skanimit që i është bërë sistemit fiskal në administrimin e ri. Më lejoni të theksoj që vetëm nga administrata doganore në 5-muajt e fundit ka arkëtuar 8 miliardë e 700 milionë lekë (84 mln USD) më shumë se e njëjta periudhë paraardhëse.

Share: