Home I pakategorizuar Kimete Berisha, Një lutje për shqiptarët e Karakurtit!

Kimete Berisha, Një lutje për shqiptarët e Karakurtit!

Sipas historianit Robert Elsie, në Ukrainë mund të dëgjosh shqiptarë duke folur shqip. Gjatë luftërave Ruso-Turke, këta shqiptarë vinin nga luftëtarët që kanë luftuar kundër Perandorisë Osmane në këto luftëra. Ata janë pranuar në Perandorinë Ruse të shekullit 18 dhe janë lejuar që së bashku me familjet e tyre të vendosen për të jetuar atje. Shqiptarët në Ukrainë janë grup etnik, minoritet i vendosur në Zaporizhia dhe Budjakidomos, në Melitopol, Odessa, si dhe në Karakurt. Viteve të 50′-ta atje jetonin mbi 5,000 shqiptarë. Shumë prej tyre janë asimiluar dhe janë bërë rus, grek e ukrainas, por ende ka shqiptarë në Ukrainë që i thonë vetes shqiptarë.

Sonte në Prishtinë, Kisha Protestante Ungjillore do të organizojë ‘Homazhin e Kosovës për Ukrainën’, ku para Teatrit Kombëtar do të ndezen qirinjë dhe shqiptarët do të luten për popullin ukrainas në përgjitjësi, pa i veçuar shqiptarët e Ukrainës, të harruar nga Shqipëria. (Shqipëria plakë, s’ka shqiptar që jeton përjashta Shqipërisë, që nuk e ka harruar). Perandoritë e vjetra tash po e ripushtojnë vetveten! Në film, sa herë ‘shkojnë amerikanët- vijnë rusët’, e jashtë filmit, më 1999, rusët u futën papritur të parët në Kosovë dhe e pushtuan aeroportin e Sllatinës. Rusia po ia rikujton Evropës se është më e madhe se Evropa dhe më e madhe se planeti i errësirës dhe i fshehtësive, planeti që qeverisë nëntokën, aktivitetet subverzive, terrorizmin dhe diktatorshipin-Plutoni!

Share: