Asgjë të veçantë nuk duan, veç të drejtës së tyre për të qenë të barabarta dhe të padiskriminuara për shkak të gjinisë. Asgje nuk duan, veçse të trajtohen si qenie humane në familje. Duan dashuri dhe jo sundim patriarkal, dominim maskilist. Duan të respektohen në të drejtën e tyre si qytetare, Në familje dhe shoqërinë e demokratizuar. Duan të dinë më mirë se cili është akoma “armiku” i tyre ? Burri (mashkulli) apo Shoqëria. Apo të dy bashkë ?
Çfarë nuk duan gratë ?
Nuk duan që “kufirin” për to në familje dhe shoqëri ta vendosin të “tjerët”. Nuk duan të konsiderohen si “pronë private” e burrit.
Nuk e duan martesën dhe shtëpinë “burg”.
Nuk duan të dhunohen apo më keq të përdhunohen, duke i paragjykuar për veçoritë e seksualitetit të tyre.
Nuk e duan më përshtatjen e detyruar me konceptin e deformuar të burrërisë. Duan vendosjen e “drejtësisë shtëpiake”.
A nuk kanë të drejtë në këto kërkesa ? Po kanë sepse ka ikur koha, kur gruaja kishte gjithnjë “humbjen” dhe mashkulli gjithnjë “fitoren”. Jemi në kohë të reja…