Home I pakategorizuar Më 8 tetor ndeshja, Tahiri në Elbasan monitoron masat e sigurisë për...

Më 8 tetor ndeshja, Tahiri në Elbasan monitoron masat e sigurisë për përballjen Shqipëri-Serbi

Kur na ndajnë tetë ditë nga përballja “Shqipëri- Serbi” e vlefshme për elimantoret e Europianit 2016, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri udhëtoi sot drejt qytetit të Elbasanit për të zhvilluar një takim me drejtuesit e strukturave të policisë.

Takimi në të cilën do të koordinohen masat për mbarëvajtjen e ndeshjes që do të luhet në “Elbasan Arena” po mbahet pa praninë e medias. Në takim ndodhet drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, prefekti i Elbasanit, Arben Kamami si edhe drejtori policisë së qarkut Elbasan Alfred Cepe.

Serbia sjell me vete kuzhinierin e vet

Ndërkohë në sinkron me Federatën Shqiptare edhe Federata Serbe e Futbollit ka marrë masat në lidhje me ndeshjen e 8 tetorit, por këto masa kanë të bëjnë me kuzhinën, pasi tashmë në Shqipëri ndodhet kuzhinieri i kontraktuar nga kjo federatë i cili do të monitorojë ushqimin që do i serviret lojtarëve.

Share: