Në prag të ardhjes së stinës së dimrit edhe çmimi i drurëve në qytetin e Korçës ka ardhur në rritje. Të pyetur, Qytetarët thonë se pavarësisht cmimit janë të detyruar t’i blejnë pasi dimri në Korçë nuk përballohet ndryshe.
Korçë-Moratoriumi i propozuar nga ministria e Mjedisit që ndalon prerjen e pyjeve për një periudhë 10-vjecare, si edhe ulja e temperaturave, është shoqëruar me rritjen e menjëhershme të çmimit të druve të zjarrit në qytetin e Korçës.
Qytetarët thonë se pavarësisht shtrenjtimit, janë të detyruar t’i blejnë drutë për zjarr, pasi dimri në Korçë nuk përballohet me ngrohje me gaz.
Nga eksperienca e viteve të kaluara, gjatë dimrit, çmimi i druve për ngrohje shkon deri në 25 mijë leke të vjetra për metër kub, ndërkohë që një familje i duhet 10 m3 për të gjithë periudhën e ftohtë të dimrit.