Home KRYESORE Arrestimi i Ismail Morinës propagandë e një stili tjetër.

Arrestimi i Ismail Morinës propagandë e një stili tjetër.

kodi-2

Nga Artur Roshi

 

Një ditë para ndeshjes Shqipëri- Serbi u arrestua për armëmbajtje pa leje Ismail Morina,personi me nofkën “Ballist Morina”.Në qoftë se ka patur armë pa leje nuk besoj se e pati vetëm ditën e arrestimit por edhe më parë.Natyrshëm mendojmë se nuk ka patur dyshim nga policia mbi ndonjë veprimtari si person i rrezikshëm për shoqërinë.

Në fakt ai ka bërë një jetë modeste brënda kufijve normalë shoqëror si shumë qytetarë shqiptarë. Dita e arrestimit të tij në këtë kontekst të ngjan me një kurth banal të kohës së diktaturës. Nga ana tjetër në se është e vërtetë që ai ka kërkuar mbrojtje nga shteti dhe kjo gjë duhet hetuar tani nga prokuroria do të thotë se institucionet shtetërore nuk janë jashtë kësaj historie sepse kanë stimuluar në mënyrë të tërthortë ankthin e tij për sigurinë e jetës,si rrjedhojë shtyrjen për të mbajtur armë.

Në se kemi një rast të tillë më shumë është një viktimë se një njeri që mban armë me rrezikshmëri shoqërore. Të gjithë pamë se gjatë ndeshjes nuk pati “agresion shqiptar” ndaj Serbëve dhe asnjëherë nuk ka patur historikisht për shkak të Nacionalizmit Shqiptar icili përbën një rast unik në Ballkan dhe Europë që predikon fqinjësi të mirë dhe reciproke.Ky moment thjesht vërteton filozofinë e konservatorizmit Europian për një atdhedashuri të Mit’hat Frashërit që karakterizonte thelbësisht frymën e Nacionalizmit Shqiptar.Nacionalizmi Shqiptar ka patur karakter mbrojtës dhe jo ekspansionist. Për hir të historisë do thënë se Nacionalizmi Serb ka patur natyrë ekspasioniste dhe profil të qartë agresiviteti i cili duk edhe gjatë ndeshjes në Beograd se presioni i tij negativ ende ka ndikim në shoqërinë Serbe.

Ismail Morina nuk duhet gjykuar si armëmbajtës pa leje sepse mbajtja e armës nga frika për sigurinë e jetës së tij është thjesht veprim fizik i pa shoqëruar nga ndonjë ide kriminale që të plotësojë kontekstin e rrezikshmërisë.Ai duhet amnistuar sepse u kthye në një njeri simbol i krenarisë natyrale të shqiptarëve për identitetin e tyre,duhet amnistuar sepse ka dyshim që shteti nuk i ka krijuar sigurinë e jetës,duhet amistuar sepse ka dyshime që është një kurth emocional për të larguar incidentet nga ndeshja,duhet amistuar sepse është një njeri i thjeshtë me një jetë normale pa precedentë penalë ,dhe që nuk përballoi dot gjithë emocionin që krijoi droni i tij.

Dënimi i tij ngjan si dënim për “propagandë kundër Serbisë”,por edhe dënim kundër “propagandës politike “të qeverisë për një fqinjësi të mirë. Në këtë situatë nevojitet vëmendja e presidentit të Republikës meqenëse ka dyshime se ende dënohen njerëz për emocione kombëtare e politike për teka të pushtetit.

Share: