Home KRYESORE I dashur mik/mikeshë reale dhe virtuale po të shkruaj…

I dashur mik/mikeshë reale dhe virtuale po të shkruaj…

Nga Sonila Alushi

I dashur mik/mikeshë reale dhe virtuale po të shkruaj…                                                                                                                                                                       për të të thënë disa gjëra në lidhje me faqen time dhe miqësinë tonë.

Facebook-u më pëlqen shumë dhe siç me siguri ke vënë re, e përdor atë në mënyrë të përdtishme. Më pëlqen të ndaj me ty opinionet e mia, disa aspekte të jetës sime, informacionet që lexoj dhe imazhet që fiksoj gjatë udhëtimeve të mia. Më pëlqen të konfrontohem me ty, të lexoj idetë e tua, të njoh disa nga aspektet e jetës tënde dhe të shoh imazhet që publikon, por si në çdo marrëdhënie miqësore, ka edhe rregulla e kufij për t’u respektuar ndaj:
– Postet e mia zakonisht janë të hapur, ndjehu i lirë të komentosh, të ndash e të kritikosh, por të lutem, përdor një gjuhë të përmbajtur, pa vulgari-tete, ofendime, blasfemi dhe racizëm. I jap hapësirë të gjithëve, përveç racistëve dhe të paedukuare.
-Nëpërmjet Facebook-ut kam mundur të njoh shumë persona që sot bëjnë pjesë edhe në jetën time reale, por nuk duhet të harrojmë që për çdo raport të mirë njerëzor koha është e domosdoshme: fakti që kam pranuar kërkesën e miqësisë tënde, apo kam qënë unë ajo që ta kam drejtuar, nuk do të thotë që ti mund të më thërrasësh Nila, ose Bukuroshe, ose Soni, ose Zemër, ose Shpirt e të tjera si këto sikur të njiheshim prej kohësh, e për më shumë, pa më pyetur më parë!
-Nëse je një mik/mikeshë reale dhe dëshiron të më komunikosh diçka, të lutem përdor celularin, në postën e Facebook rrallëherë përgjigjem rrufeshëm.
-Nëse je një mik virtual dhe dëshiron të më komunikosh diçka në inbox, duhet të dish që në Facebook rrallëherë përgjigjem rrufeshëm dhe nuk më pëlqen të chat-oj për një kohë të gjatë sepse më mungon dhe koha.
-Kur vendos “më pëlqen” e bëj thjesht sepse ai post më pëlqen! Nëse nuk vëren shumë “pëlqime” te miat, do të thotë që disa nga postet e tua nuk më pëlqejnë, ose sepse s’më thonë asgjë, ose sepse thjesht nuk i kam parë.
-Nëse je një mik/mikeshë reale, duhet të dish që ti mua më pëlqen pamvarësisht nga numri i click-eve të mia në faqen tënde. Në rast se ke dyshime mbi miqësine dhe dashurinë time për ty, telefonomë të lutem, pyetëm, flasim nga afër, Facebook nuk do mundet kurrë të të flasë më mirë e mjaftueshëm për mua…ashtu siç mund të bëj unë personalisht.
-Kij gjithmonë parasysh që në çdo komunikim në Facebook, si dhe në kudo në web, rreziku që të mos jesh i kuptuar apo edhe të keqkuptosh, është i lartë sepse nuk është e mundur të tregosh e të shohësh mimikën e fytyrës, buzëqeshjen apo të dëgjosh tonin e zërit. Sarkazma, për shembull, mund të jetë një thikë me dy presa…
Një mënyrë e mirë për të evituar situata të sikletshme mund të jetë përdorimi i emoticons.                                                                                                      -Jo përdorimit të shkronjave të mëdha të shtypit në komunikim me mua dhe nën posteve të mi: i korrespondojnë të ULËRITURIT dhe nuk më pëlqen aspak.
-Nëse ke një fotografi timen të sapo zgjuar nga gjumi, me një shprehje fytyre qesharake, apo përgjatë një mbrëmjeje të marrë, të lutem tregohu xhentil/e e mos e publiko, të paktën jo pa më pyetur. Një shkrepje mund të mos më përfaqësojë denjësisht dhe një fotografi ku dukem e lojtur, do të më pëlqente të mos e shihnin e gjithë njerëzia.
-Të lutem mos publiko apo ndaj fotografi të fëmijëve të mi pa më pyetur.
-Nuk më pëlqen që muri (wall) të shndërrohet në chat, “ç’kemi, si je, si ja kalon?”, “Po ti si je, ça bën?”… Nëse më dedikon 5 minuta me një telefonatë apo mesazh privat, do të të përgjigjem me shumë dëshirë sapo të kem mundësinë.
-Aman mos më bëj tag isistues në publicitet që i bën produkteve të tua apo miqve të tu; eventeve, artikujve, etj. Nëse ke nevojë të të ndihmoj në promovimin e diçkaje, ma kërko privatisht e pasi të kem vlerësuar mirë situatën e të kem vendosur që është i përshtatshëm me idetë e mia, personalitetin tim dhe principet e mia, do të të ndihmoj me shumë dëshirë duke e publikuar personalisht.
-Mos më bashkangjit në grupe të ndryshme para se të ma kesh kërkuar, mund edhe të mos më interesojnë X argument.
-Është e pamundur t’i pëlqesh të gjithëve, jam shumë e ndërgjegjshme për këtë, ndaj i pranoj kritikat e më pëlqejnë diskutimet, por nuk pranoj të më drejtohesh me arrogancë dhe me mënyrë urdhërore. Këshillat mbi karakterin tim, familjen time, mënyrën time të të qenit e të jetuarit, i pranoj vetëm nëse t’i kam kërkuar.
-Pranoj me kënaqësi komplimentet mbi pamjen time të jashtme, por nuk mirëpres aspak mesazhet e dyshimtë, tentativat për flirt dhe ngacmimet vulgare. Nëse, dhe kur të reagosh në këtë mënyrë, do të eleminoj nga miqësitë e mia pa pritur sekondën.
-Mos harro që social media-t janë pasqyrë e shumë aspekteve tona dhe unë të ndjek e të lexoj pikërisht për të të njohur më mirë…

Me shpresën të më kesh mirëkuptuar i dashur mik/mikeshë, të përshëndes ngrohtësisht.
Sonila

Share: