Nesër, datë 31 tetor 2015, ora 10.30 në Hotel “Tirana International” (15 katëshi), do te mblidhet një tryezë e rrumbullakët e një numri të konsiderueshëm të Partive politike të të gjitha krahëve të politikës shqiptare për të nisur inicimin dhe formësimin e një tryeze permanente për ndryshimin e sistemit zgjedhor, administratës zgjedhore, teknologjisë zgjedhore dhe respektimin e themelit te Demokracisë funksionale qe fillon nga respektimi i votës se çdo individi, por edhe partive te ashtu quajtura te “vogla” votat e te cilave sigurisht nuk jane respektuar si duhet nga kodi elektoral ne fuqi.
Sipas burimeve te Partia Forca Rinia dhe kryetarit te saj z. Dritan Broka, grupi nismëtar për formësimin e kësaj Tryeze i përbërë prej kryetarëve të partive Social’Demokrate, Aleanca Demokratike, Partie e Unitetit Kombëtar, partia Kristian Demokrate dhe Forca Rinia respektivisht: Z.Skënder Gjinushi,Z.Eduart Abazi, Z.Idajet Beqiri, Z.Zef Bushati, Z.Dhimiter Musliu, dhe vete Dritan Broka, te cilët kane përgatitur edhe një rezolute për tia prezantuar te gjithë pjesëmarrësve drejtues te partive te ndryshme politike.
Burime te ndryshme thonë se drejtues te ketyre partive kane patur një takim edhe me Ambasadën Amerikane ne Tirane dhe kane gjetur mbështetjen e plote te këtij institucioni si përfaqësuesi me i spikatur e aleateve strategjik dhe historik te shqiptareve.