Home KRYESORE Nuk jemi shtet i varfër, te varfër kemi popullin, por jo shtetin…

Nuk jemi shtet i varfër, te varfër kemi popullin, por jo shtetin…

Shkrimtarja e mirënjohur Flutra Acka nuk mund te rrinte pa reaguar me sarkazmen e saj fine për historinë absurde te qeveritareve tanë për blerjen, apo marrjen me qira te makina te shtrenjta “Jaguar”. Makina te shtrejta për ministrat dhe drejtuesit e tjerë te shtetit me te varfër ne Evrope. Ja se cfare shkruan shkrimtarja Acka ne profilin e saj ne Facebook:

“Nje Jaguar, ju lutem, edhe për këtë qeveritarin

Jaguar, te keqen, qe te na rrije bytha mire, qe polici te na rrije gatitu, qe plebenjtë e trotuareve te presin dhe po u qe syri ne jeshil te semafori, edhe me xhama te zinj te mos na shohin ke marrim e ke cojme. Jaguar, se nuk jemi shtet i varfër, te varfër kemi popullin, por jo shtetin. Kur Hummer-at vijnë rrotull për qejf e nuk i ndal kush ti pyesë se si u blenë, vilat milionëshe prej eurosh, nuk ka ‘aksion qeveritar’ qe t’i trondisë, kur milionaeurot e Cez firuan si bathe, çka se luftojmë artrozat, herniet, prostatën me ca rehati jaguaresh. Po fundja, ne për popullin po lodhemi, për popullin hamë e pijme e për popullin jaguarosemi. Populli karrocier nga e di se c’eshte jaguari, kur akoma është te kali e gomari!”

Share: