Home KRYESORE Aforizma per lavazh truri!

Aforizma per lavazh truri!

Nga Luan Kurti

Hello my friend! E kisha parashikuar fitoren me Armenine. Kishim rene dakort qe humbja ju perkiste juve! Mos e hani fjalen! Nejse nuk dua te grindem, se per juve grindja eshte zbavitje. Festa per kombetaren ka nisur qysh dje. Do t’i, sikur na ka bere te harrojme hallet? .. Madje edhe permbytjet nuk moren kaq vend ne media sa ndeshja e perfaqesueses. Dhe vete te demtuarit ne keto zona teksa nxirrnin plaçkat me urgjence nga shtepite qe notonin, nuk kishin harruar te vinin ne qafe edhe shajet kuq e zi. Madje degjoheshin aty ketu edhe zera te çartur: O sa mire me qene shqiptare, ohej, hej!… Nejse nuk eshte permbytja e pare, ja kemi marre doren, jemi imunizuar. Uruan edhe politikanet per fitoren, pa perjashtim. Ja dedikonin kete largpamesise se tyre. Aq sa u vune ne gare. Presidenti ua kalli te gjitheve: pa rene bilbili i fundit ne Jerevan, vajti e i dekoroi djemte e De Biazit me “Nderi i kombit”! Vete Gani Abazi ja dedikoi fitoren gruas se tij! I bene qejfin gruas qe te mos dyshoje se po ja dredh… Pepinot jane te njohur per femrat! Ne shqiptaret jo dhe aq,… jemi me pak te njohur. Ka ndonje syresh qe prostituoi gruan, kusheriren neper bote, por su be qameti. Ato para jane kthyer ne biznese dhe vila shumekateshe. Paraja thote nje i moçem s’ka ngjyre dhe as erë. Na, na, se harrova. Po presidenti Duka si e drodhi per premion kombetares? Nuk thote kot Berisha “Duka i krimit”… Dhe nje te fundit: tek shfletoja gazetat, pashe se ofronin pune per drejtore ne disa agjenci shteterore. S’behet fjale per teknik, hidraulik, mekanik, guzhinier, madje as per pastrues. Ato jane per te privilegjuarit!.. Jam tunduar nga drejtorlleku, ç’eshte e drejta. Me jepni nje mendje: ta pranoje apo jo ate oferten?… Per simera Bye, Bye, ketu dhe jo ne Mbye(t)!

Share: