Nga Klodian Tomorri
Nje sugjerim per qeverine.
Pasi detyroi kepucare, rrobaqepes, bojaxhinj dhe te gjithe takemin e ketyre te paguanin me force 300 euro per te blere kasa, sot qeveria tha do ja u heq taksen te gjitheve ketyre.
Mirenjohje dhe vleresim maksimal per heqjen e takses. Por une kam nje pyetje? Ku ti cojne kasat keta tani? Kush do ja u kompesoje 300 eurot qe paguan? Se u be cik ndyre kjo pune. E dinin te gjithe qe do hiqej detyrimi kases per keta. Di une raste konkrete kur tatimoret shkonin ne biznese te vogla familjare dhe u thonin blijeni njehere kasen tani, se do ju hiqet me vone.
Dhe ka nje fakt tjeter trishtues ne gjithe kete histori. Te gjithe keta hallexhinte kane paguar nga 300 euro, por kasat nuk kane marre se ska kasa. Kompanite thjesht kane arketuar leket dhe u kane dhene naj cope letre sa per te qene ne rregull me tatimet. Dhe tani u thuhet sdo paguani taksa fare, vetem regjistrohuni.
Shume bukur. Na dhe nje sugjerim modest nga une:
NXIRR NJE VENDIM, AKT, UDHEZIM, QE TE DETYROJE KOMPANITE E KASAVE TU KTHEJNE LEKET MBRAPSHT KETYRE BIZNESEVE.
Sepse ne te kunderten u lind te gjitheve e drejta te mendojne se qellimi aksionit paska qene shitja e kasave.