Home KRYESORE Albin Kurti bashkë punëtor i Serbisë?!

Albin Kurti bashkë punëtor i Serbisë?!

Nga Artur Nura

Po lexoja tek Botapress.Info nje artikull ekskluziv kur duke botuar listën e 489 te burgosurve shqiptare te Kosovës ne Serbi ish drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje paska qene i faluri i vetëm nga Serbia dhe te tjerët jo! Artikull shkruesi aludon qe Albin Kurti mund te ketë qene bashkëpunëtor i Serbisë!

Aty thuhet se Albin Kurti dallonte shumë prej të burgosurve të tjerë dhe atij i lejohej shpeshherë të jepte edhe deklarata për media të huaja, me të cilat ende mburren anëtarët e lëvizjes që ai kishte krijuar. Duket se jo pa qellim, ne artikull lexohet interpretimi tjetër e kësaj medalje duke ja referuar atë disa ish të burgosurve të tjerë, te cilët e paskan shpeshherë vlerësuar si “marketing” për autoritetet serbe në sytë e botës! Dmth kjo gjë qenka përdorur nga Serbia si shembull se në burgjet e Serbisë, përpos që asnjëri prej shqiptarëve nuk ka trajtim të keq, ata e kanë të garantuar edhe lirinë e shprehjes së mendimeve të tyre!

Keta artikull shkrues harrojnë se ne ato vite te vështira kur kundrejt Beogradit gjakatar u hodhën edhe bomba nga aeroplanët e NATO’s, por bota perëndimore qe ju kundërvu atij regjimi shtypës dhe sigurisht qe ne gazetat e zyrat e Evropës nuk njiheshin te gjithë qytetaret e Kosovës se gjakosur dhe shtypur, por ata qe ndezën shkëndijat e para te reagimit për Liri dhe Pavarësi e midis atyre ishin studentet dhe pedagoget e Prishtinës dhe sigurisht edhe Albin Kurti dhe Bujar Dugolli.

Personalisht për shkak te impenjimeve profesionale kemi publikuar lajme pa fund per arrestimin specifik te Albin Kurtit ne Prishtine dhe foto ne te cilin Albini tërhiqej zvare nga policet serbe prej flokëve te tij atehere te gjata, e publikuam ku mundem për te sensibilizuar Europen dhe Ameriken dhe, sigurisht me qe ishte drejtues i Lëvizjes Studentore, edhe për ti ruajtur jetën e rrezikuar seriozisht pikërisht pse ishte Albin Kurti.

Olivier Dupuis eurodeputet Belg i zgjedhur ne Itali nëpërmjet Partisë Transnacionale Radikale, me thote pas lirimit te Albin Kurtit qe duhet ti thuash qe ka shume gjasa zhurma qe kemi bere ne institucionet qeverisëse te Europes dhe USA, duhet ti ketë ruajtur jetën! Besoj se opinioni publik e mban mend këtë organizëm politik i cili ishte nder te paret organizma politike evropian qe propozonte rezolute ne Parlamentin Evropian kur askush ne Evrope e njihte Kosovën, është ai organizëm qe la gazetarin e fundit Antonio Russo qe raportonte nga Prishtina dhe ne mes te refugjateve te Kosovës ne Itali dhe Evrope për cfare ndodhte brenda ne Kosove kur kishin filluar bombardimet e NATO’s ne Kosove dhe Serbi.

Pas lirimit ja kam thëne këtë fjali te Dupuis Albin Kurtit ne sy! Dhe, a e dini përgjigjen e tij?“Shume gabim kane bere! Unë duhet te trajtohesha siëgjithë te tjerët! Ku e gjeten këtë te drejte ata?!” Me sa duket edhe ai vete nuk e shquante dot diferencën midis rrezikut qe përfaqëson një drejtues i një Lëvizje politike nga një anëtare i thjeshte i saj ne kohe konflikti te hapur! E, për fat te keq me sa duket as ata qe shkruajnë te tille artikuj e ndertojne te tilla akuza kundër Albin Kurtit nuk e kuptojne akoma këtë gjë ne Kosove!

Me vjen keq për këtë situate atje, kur shqiptaret e Kosoves pa patur ne mes pakicën serbe qe i sundon, ngatërrohen me njeri tjetrin dhe akuzojnë akoma njeri tjetrin si sherbetore te vete Serbeve! Kjo është vërtete per te ardhur keq! Me sa duket fjala e Faik Konicës ka vlere njësoj edhe andej kufirit tone ne Shqipëri: E keqja e shqiptareve janë vete shqiptaret!

Share: