Home KRYESORE Apeli i gazetares të njohur të Top-it për drita në Tiranë…

Apeli i gazetares të njohur të Top-it për drita në Tiranë…

Gazetarja e njohur Juli Kristafi ndërsa ka hasur vështirësi ne mungese te dritës artificiale ne natën e kryeqytetit, duke ngacmuar potencialisht shqetësimin kryesor te Sazan Gurit për qentë e rrugës, i bën apel kryetarit te Bashkisë te vendose me shume drita ne rruge qe ti duken punët qe bën…! Si e shëtitur qe është ne kryeqytete te tjera evropiane, ja cfarë shkruan ajo ne profilin e saj ne Facebook:

“Unë mendoj qe Tirana është kryeqyteti me i pandriçuar ne Europe e me gjere. Errësire ne qendër te Tiranes dhe tufa me qen kudo. Gjithë rruga Sami Frasheri deri tek sheshi Willson ngjan me një lagje te mjerësh. Nje nga rrugët me te frekuentuara, me taka, pa taka, me firma, pa firma. Këtu thyen turinjtë dhe tangerlliku ????. Po kush duhet te merret me këto pune xhanëm?! Kaq i pa-rëndësishëm ndriçimi i këtij qyteti?! Jane këto gjerat ” e vogla” te cilat zbehin dhe ” te medhate” se ne errësire nuk duket as puna…”

Share: