Home KRYESORE AQ!

AQ!

Nga Jonida Salku

Kaq pak! Kaq shumë!

Zemrat më kot na ngatërrohen keq,

e vështira është kaq e thjeshtë,

sa na rrëshket, për dreq!

Për t’u dashur si askush më parë,

më pak, më shumë, bash e paq,

aq sa sa mban zemra brenda,

sa e pamatshmja, aq!

Për t’u dashur sa të gjitha dashuritë,

të vogla, të mëdha, unike,

sa një frymë, një lot, një shpirt,

edhe në tym, në hi, kur zjarri fiket…

Sa rrezja e një përqafimi,

a e bebes në sy… aq!

Të thjeshta janë punët e shpirtit,

ne mund t’i zgjidhim paq!

Share: