Filmi “Burrnesha” me skenar te Laura Bispuri dhe Francesca Manieri e regji po te Laura Bispuri demonstron qartazi qe edhe nëse shkenca kirurgjikale do kish arritur ne ato zona te ashpra malore dhe bere te mundur ndryshimin e seksit me ndërhyrje kirurgjikale, ato, apo “ata” dmth burrneshat një veprim te tille nuk do e bënin kurrë me zemër, por te imponuara nga zakonet dhe prapambetja kulturore e atyre shoqërive patriakale te cilat për fat te keq rezulton qe akoma nuk kane vdekur ne zona te veçanta shqiptare!
Personazhi i filmit “Burrnesha” Hana qe kthehet ne Mark dhe përsëri ne një Hana prej Hënë – grua dhe i gëzohet seksit e me shprese edhe dashurisë konfiguruar nga autoret: si ngjitja ne malet e larta qe te bejne te ndihesh sikur je vërtete duke fluturuar, sigurisht nuk është ai personazhi me te cilin jemi mësuar qe i reziston këtij tundimi deri ne vdekje. Ne fakt, ky dimension njerëzor i këtyre personazheve njerëz prej mishi dhe shpirti si gjithë te tjerët, nuk interpretohej, nuk interpretohet edhe sot sa, dhe si duhet, nga perceptimi ynë i ceket kulturalisht, por vetëm merrej, merret me mend duke lëne te pa interpretuar, te fshehur dimensionin me dramatik te një konvertimi te tille te panatyrshëm.
Ai, dimensioni biologjik dhe psiko-emocional mbetej brenda shpirtit te tyre i burgosur nga injoranca, paragjykimi dhe mos kuptimi i tjetrës gjini, i tjetrit person, apo shijeve te ndryshme për ta pare jetën me sytë e tu dhe jo me ata qe te mesojne te tjerët, apo tradita makabre e te shkuarës qe vret akoma te rene, te natyrshmen! Ai, dimensioni biologjik dhe femëror e këtyre burrneshave humbte ashtu i dhimbshëm, torturues ne “asgjënë” e traditës dhe shoqërisë maskiliste. Deri dje, ne, shoqëria jone shihte, shihnim disa gra te veshura si burra duke fshehur bukuritë femërore me lidhje te tmerrshme bezeje dhe krenoheshim me këtë heroizëm te de-natyrshëm si pjese e historisë sonë kulturore me te mire!
Personazhet e filmit te mbështetur ne romanin “Hana” te shkrimtares Elvira Dones pasuruar me gjuhen interpretuese dhe regjisoriale te autoreve italiane, qe janë transferuar nga Veriu i Shqipërisë besoj jo rastësisht ne Itali, ti hapin sytë me menyren me te mire te mundshme njerëzore për te kuptuar realisht dramën e fshehur te atyre burrneshave te burgosura si nga familja, shoqëria, por edhe vendi i egër dhe izoluar ku banonin dhe jetonin.
Ai, filmi “Burrneshat”  te bën te kuptosh, edhe ne drite vështrimin e fjalës se urte shqiptare qe thotë se: sipas vendit behet edhe kuvendi, se po ti transferoje Fati ne Perëndim “burrneshat tona” ato kurrë nuk do te shkonin te kirurgu për tu bere “ata” edhe seksualisht, por se do ti ne-shtroheshin me pasion njerëzor te kontrolluar jetës normale te një gruaje ne seks, dashuri dhe jete. Nese nuk e besoni këtë opinion timin, nxitoni dhe shikojeni filmin e Laura Bispurit sepse nuk do te zhgënjeheni.