Home KRYESORE Buza ime e lumtur mban ende gjurmën tende…

Buza ime e lumtur mban ende gjurmën tende…

Nga Alban Bala

 

Buza ime e lumtur mban ende gjurmën tende

Kur ece mbi fjale me frymën e dridhshme

Te zërit, te endrres vajzërore… Tash sa vite

U bene qe flasim pa dëgjuar, ecim mbi brigje

Detesh qe pritet te arrijnë si stine

Kenget qe kendojme janë si gjurmët mbi ujë

Netëve gjehemi me duar si te verbrit

Por sytë

Jane lulet e dritës.

Dashuria është një qiell qe s’ka nevoje për drite.

Je ti drita ime, ylli i shpresës se mire

Fëmija i lindur prej dashurisë

Per dashurine

Me ke mësuar te mos ta kem me frike

Friken, me ke rritur

Si një jehone qe zëri mbjell mes brinjësh

Si një ikje qe kurrë nuk ikën plotësisht

Nje udhëtim.

Je ti drita ime

Ëndrra e bukur e njeriut për te dashur serish

Horizonti i krahëve qe përqafohen ne valle

Kapakët e perdiellur te syve si guacka

Ne oborrin e valëve…

Dashuria është një qiell qe s’ka nevoje për drite

Kur e merr malli…

Share: