Deputeti socialist  Vladimir Kosta duke përshëndetur zgjedhësit e tij tregon se e kane telefonuar qytetare te shqetësuar për prerjen pa kriter te pemëve ne zonën e tyre. Ai i bashkohet denoncimit te qytetareve duke nxitur Mediat te kontribuojnë ndaj denoncimit te shkeljes se ligjit.  Deputeti denoncimin  e tij e ka shume konkrete me emra te kompanive përgjegjëse dhe pronaret e tyre. Ja cfare shkruan z. Kosta ne profilin e tij ne Facebook:
“Përshëndetje të gjithë Përmetarëve kudo ndodhen.
Para 4 ditëve më kanë telefonuar shumë të shqetësuar disa banorë të Graboves & Argovës se u janë dhënë leje 2 firmave për tu rrafshuar dhe ato pak pemë që u kanë mbetur në zonën tyre . Të nderuar banorë të asaj zone, menjëherë ju bashkova shqetësimit tuaj dhe publikisht denoncoj me forcë këtë aferë të ndyrë korruptive të të gjithë atyre drejtuesve që kanë firmosur këtë leje. E mbytën këtë vend një tufë “ALIGATORËSH ” të pa ngrënë, që s’po kuptojnë çfarë po hanë !!! mbase plasin përgjithmonë ……
Banorë të zonës nën përgjegjësinë time të plotë ju them , vërini drunë kujtdo maskarai që vjen tu dhunojë vendin ku jetoni , më tel,e vijë në moment ti zbythim firmat dhe këta pushtetarë të ndyrë, që për pak para shesin dhe shtëpinë e tyre.
Firmat fituese për prerjen e druve ne Grabove është “Leon Alb shpk” dhe “Togu 2014” me përfaqësues Faik Hasani .Ankandi është bere nga Drejtoria rajonale Gjirokastër ne shkurt 2014 pas miratimit nga Ministria e Mjedisit . Kane lidh kontratën e shkatërrimit. …..