Home KRYESORE DIFERENCIMI INTELEKTUAL VIJON…

DIFERENCIMI INTELEKTUAL VIJON…

Nga Artur Shkurti
Brenda një gjimnazi shtetëror (ndonjëherë edhe privat) kemi dy gjimnaze:  Gjimnazi i shkëlqyer përbëhet nga klasat 1,2,3 ku përzgjidhen nxënësit me mesatare të lartë (nën “maskën” ka zgjedhur matematikë të avancuar, prandaj. Gjimnazi i dobët përbëhet nga klasat 10,11,12 ku nuk përzgjidhen por hyjnë “të tjerët”.

Në Itali është i ndaluar me ligj diferencimi i tillë, në Angli shkollat e tilla quhen “Grammar school” dhe ato janë ndaluar prej 1998.

Ky “diferencim intelektual” vijon edhe më poshtë: në shkollat 9-vjeçare ka gjithmonë një klasë për “miqtë” një klasë ku prindërit synojnë jo për mësuesen (edhe ajo) por për nivelin e klasës (që krijohet). Niveli i klasës më të mirë nuk u krijua nga mësuesja e mirë, por krijohet nga drejtoria e shkollës duke zgjedhur ndër 120 nxënës 30 më të mirët (ose të miqve) të cilëve u vihet përballë “mësuesja e shkëlqyer”. Kështu të dy palët kanë favore: prindërit që kanë një mësuese të shkëlqyer dhe mësuesja që ka “prindër të shkëlqyer” ku ka mundësi të japë “mësim me qejf”.

Share: