Ilir Cuci gjykon se dogmat sot po shiten si te vërteta ne mediatizimin e tipit parafabrikat dhe duket se i ka rene pikës ketë here! Ja ç’shkruan ai ne profilin e tij ne Facebook: “Dogmat false te shpërndara gjithandej, sado false qe janë duken te vërteta pasi perseriten shpesh. Jetojmë ne mes te vërtetave te gënjeshtërta, te shqyera prej realitetit. Mjafton qe dogmat ti perserisesh disa here ne radio, television e gazeta dhe ato kthehen ne te verteta. Kush guxon te sulmoje dogmën, etiketohet si antagonist, ekstremist, anti-shoqërore, po-puliste, shkurt margjinalizohet. Gjithkush gjendet i vetëm para rritjes se taksave, papune-sise, problemeve me shëndetin, pleqërisë. Gjithkush gjendet i vetëm. Show qe jetojmë është i zymte; gjenerata e te rinjve pa pune ose te detyruar te punojnë me paga qesharake, mosha e mesme e kercenuar nga mos mbajtja e ritmit. Dhe kur nuk e mban ritmin – je jashtë. Le te ngushëllohemi. Historikisht, te gjitha tentativat per te nënshtruar njeriun, kane dështuar.”