Mjeku Petrit Vargu vazhdon kritikat e tij te pandërprera ndaj sistemit te shendetesise ne Shqipëri, ne ekrane apo edhe faqe te shtypit pavarësisht penaliteteve qe ka marre për këtë reagim opozitar brenda shumicës se tij qeverisëse. Vargu ka qene anëtar i këshillit bashkiak te kryeqytetit dhe kandiduar për LSI dhe PS ne zgjedhje politike .
Ja ç’shkruan Vargu ne profilin e tij ne Facebook me titullin ironik, “E reja e fundit nga shëndetësia shqiptare:
Shumë drejtorë spitalesh nëpërmjet kamerave, përfshi QSUT vëzhgojnë urgjencat e tyre në celularë duke thyer rregullat minimale të etikës. Nëse doni të investigoni shkoni tek neurokirurgjia. Ne na kujtohet shumë mirë koha e Nard Ndokës kur emisioni investigativ “Fiks Fare” zbuloi pazare marramendëse dhe i transmetoi. Çakeni që na bini më qafë, apo se me gjysmë personeli po Ju mbajmë në këmbë urgjencën, në mes të kësaj rrëmuje tragjike që keni krijuar ju? Apo doni të tregoni më lartë, eprorëve Tuaj që gjithçka e keni nën kontroll…?”