Home KRYESORE Fati!

Fati!

Nga Artur Nura

Fati…

ky gjarpërim mistik i jetës
si era me varkat me vela
luan me njeriun në detin jetë!

E hedh princ
e lidh skllav
i jep krahë
e zvarrit në baltë
e bën të ditur
e lë injorant
të parin të përmbajtur
të dytin mendjemadh…

Fati…
kjo përmasë e përtejme
s’të pyet kur të sjell,
të merr në jetë,
ku të hedh,
si të hedh e me kë të jesh,
të jesh ai apo ajo?
Atje, apo aty ku tashmë je!
Në të dyja rastet
vuajtja të renë përcjelle…!

Fati…
ky prestixhator lakonik i jetës
mashtruesin ta shfaq me fytyrë fisniku
të ndershim me rrudha pijaniku,
një jetë ta bën në cast ferr
ashtu si ferrin
mund ta zbukuroi menjëherë…!

Fati…
ky magjistar i bindjeve
sarkazëm cinike e psikikës njerëzore
bën që dikush të ndjehet lojtar në jetë
tjetri të mendoi që jeta luan me ne..,
kështu që nga Eva dhe Adami
deri sot që njeriu fluturon vërtetë
dhe Feja dhe Shkenca kane arritur kulmin e vetë…

Share: