Home KRYESORE Fillon zbatimi i ligjit te ri për emigracionin ne Greqi!

Fillon zbatimi i ligjit te ri për emigracionin ne Greqi!

Me ne fund rezulton si fillon zbatimi i ligjit te ri per emigracionin! Ministri i emigracionit Janis Muzalas, ka firmosur tashme te premten urdhrin për hyrjen ne fuqi te ligjit 4332/2015, ose siç thuhet ndryshe, ligjit te ri grek për emigracionin.

Kujtojmë se nga procedurat e reja do përfitojnë nenat qe kane lindur fëmije ne Greqi, si dhe emigrantet qe e humben vitet e fundit lejen e qëndrimit, por edhe ata qe nuk kane patur kurrë leje, por qe vërtetojnë se kane qene ne Greqi 7 vitet e fundit. 

Ligji ka hyre ne fuqi qe para dy muajsh, por zbatimi u shty për shkak se nuk ishte gati sistemi telematik  kompjuterik. Gazeta Tribuna Shqiptare ne Greqi ben me dije ministri Muzalas ka urdhëruar vënien urgjentisht ne eficence te sistemit, me qellim qe zbatimi te filloje te henen apo te martën e javës qe vjen.

Share: