Nga Artur Nura
Fjala për njeriun është…
Cels që hap cdo portë të jetës.
Pasqyrë eteri i mendimit.
Ai e ka dëgjuar zë përshkrues
të vërtetash të gjitha pushteteve.
E ka ndjerë si arsyetim lehtësues
të dobësive të shoqërisë.
E ka kundruar si kuptim
ku është lidhur dashuria.
E ka provuar si zjarr
që ka marrë formë urrejtie.
Por…këtë magji të gjithëanëshme
nuk e gjeti aspak…
vetëm kur e përballi me sekretet e tij!
Mendimi në këtë botë të thellë
shmanget nga graviteti i fjalës-zë,
aty ai mungon gjithmonë
ndërsa disa të fshehta i thuhen vetëm vetes…
deri në vdekjen e vonë…
PS:
A bën përjashtim ndonjëri? 🙂