Nga Gilman Bakalli
Shpesh kam prirjen ta interpretoj simbolikisht futbollin si një ritual luftarak midis dy grupeve mashkullore që kanë si synim të penetrojnë në zonën fundore të rivalit. Futbolli, pra si një spektakël homoseksual. Ky interpretim, për mendimin tim, mund të na nihmojë për të shpjeguar edhe agresivitetin që merr loja e futbollit në vende si Shqipëria, ku ndaj homoseksualitetit, ka akoma reagime të ashpra e refuzuese. Interpretimin tim e mbështet edhe etimologjia e fjalës “mashkull”, e cila rrjedh nga latinishtja “masculus” – “mas” (burrë) dhe “culus” (anus, bythë). Me fjalë të tjera, futbolli kthehet në një arenë ku disa burra duhet të provojnë që janë me të vërtetë burra. Që do të thotë në rastin konkret: në mënyrë që burri (futbollisti) të provojë mashkulloritetin e tij, duhet të ruajë zonën e tij fundore (pra, prapanicën) dhe njëkohësisht të kërcënojë zonën fundore (pra, prapanicën) te kundështarit. Në rastin kur ndeshen dy vende ballkanike si Shqipëria e Serbia, çështja e ruajtjes së zonës fundore (pra, të prapanicës) merr përmasa heroike.