Home POEZI GËNJEMË TË BËHEM DHE NJË HERË FËMIJË

GËNJEMË TË BËHEM DHE NJË HERË FËMIJË

Nga Odise Plaku

Të lutem, më thuaj një gënjeshtër të bukur
Botën po munde sillma para duarve të mia
Në kungullin verdhacuk mbetur gardhit vjeshtor
Gënjemë të bëhem dhe një herë fëmijë
Këmbadoras të eci lëndinës së jetës time.

Përrallën me fund të lumtur e dua nga ty
Më bëj të rend pas fluturës krahëshkruar
Lodhjen më hiq nga supet e ngrënë vitesh
Të vërtetën nuk di ku e kanë mbyllur
Çelësat i shkrinë në furrnalta pabesie.

Kam frikë sërish të ngrihem në këmbë
Fotot e dhimbjes në çdo hap më shoqërojnë
Trupa pa shpirt zvarriten dhe kafshojnë botën
Fluturat janë shndërruar në lakuriq të zinj
Përrallat me fund të bukur filma horror janë bërë.

Gënjemë të bëhem dhe një herë fëmijë
Këmbadoras të eci lëndinës së jetës time

Share: