Home QASJE QE BEN LAJM Hipokrizia jone sipas Ilir Cucit

Hipokrizia jone sipas Ilir Cucit

Ndërsa diku atje tutje, ka sinjale pozitive për një armëpushim afatgjate,  pranë rrugicës se lagjes sime, ne një dyqan bulmeti zhvillohet ky refren: Shenoje edhe kete ne fletoren e borxhit. Krenohemi, po me cfare, për cfare, perse? Përjetësisht kemi qene me valixhen gati për te ikur, deri edhe “përtej diellit”, me mallkimin ne buze, dhe serish krenohemi. Jemi share e jemi ndare. Kemi bere hafijen mes njeri tjetrit, kemi prere ne bese. Kemi vrare vëlla, baba, motër e nene. Kemi mbjelle diktatore, kurva politikan.Sa shume arsye kam për te qene si një serbator plot inate e zemërime. Provo te krijosh nje enderr – qe foshnje do ta godasin, ta shajnë e ta vrasin, bishat dhe kurvat. Ne atdheun tim e vërteta fshihet si te ishte lebroze. Heshtja e medias, ky tritol ndaj lirisë, me bën te vjellë.Te mbijetojmë, na duhet  një sistem i mire tretjeje dhe një memorie te keqe.

Share: