Home KRYESORE Ironia e ish ministrit socialist për kryeprokurorin Lalla…

Ironia e ish ministrit socialist për kryeprokurorin Lalla…

Marko Bello, ish ministër dhe ish deputet i partisë socialiste ironizon deklaratat e kryeprokurorit Adriatik Llalla për arrestime ne nivelet e larta te politikes. Ish deputeti socialist i qarkut te Fierit nuk harron te ironizoje edhe te majtën, apo gjithë politiken për reformën e domosdoshme ne Drejtësi dhe vonimin e saj te pajustifikueshëm e cila ka koston vetëm për shoqerine e varfër shqiptare. ja se cfare shkruan Bello ne profilin e tij ne Facebook:

“Iku shtatori dhe po ikën edhe tetori, por Prokuroria e Përgjithshme duket se është ne gjumë te thelle. Kryeprokurori Llalla kishte paralajmëruar arrestime te bujshme ne vjeshte, te cilat, sipas tij, do ta ndryshonin teresisht elitën politike shqiptare. Ndërkohe, janë arrestuar me suksese te plote “peshq te vegjël”, nga ata qe kane harruar te presin kuponin tatimor, apo nuk kane patur aq para sa te paguajnë për prokuroret dhe gjyqtaret. Sa për reformën e shumëpritur ne drejtësi, do te presim akoma, pasi Komisioni i Venecias kërkon kohe për te shqyrtuar propozimet e mazhorances dhe amendamentet e opozitës.”

Share: