Home KRYESORE Ish zv. ministri akuzon si te kapur pushtetin e djeshëm dhe te...

Ish zv. ministri akuzon si te kapur pushtetin e djeshëm dhe te sotem…

Signature of the RESPA protocol at the EC

Ish zv. ministri i integrimit evropian Albert Gajo duke ju referuar rastit te përfolur ne mass-media për ne fshatin turistik Laguna Blu ne Qerret e trajton atë si “Rast studimor” ku mund ti referohemi bizneseve te fuqishëm si drejtuesit e mirëfillte te shtetit nëpërmjet pasurive te tyre si me pushtetin e djeshëm te partisë demokratike ashtu edhe me këtë te sotmin te partisë socialiste. Ja cfare shkruan z. Gajo ne profilin e tij ne Facebook:

“Aleksander Frangaj behet pronar i truallit te terreneve sportive ne dispozicion te zhvilluesit ne fshatin turistik Laguna Blu ne Qeret, pas nje procesi legalizimi, mbi bazën e te cilit ai siguron leje ndërtimi nga Komuna Golem, gjithashtu ne shkelje te plote te legjislacionit ne fuqi. Ndërtues është Zamir Mane, biznesmeni me i fuqishëm ne Shqipëri. Problemi ne këtë rast nuk qëndron vetëm tek kapja e shtetit (përfshire dhe kryeministrin e djeshëm dhe te sotëm) nga këta biznesmenë dhe manja-te te medias shqiptare, por për mua ve ne diskutim edhe te gjithë aktivitetin e tyre bizneso-mediatik qe kane zhvilluar ne këto 20 vitet e fundit ne Shqipëri….”

Share: