Home KRYESORE Ismete Selmanaj një ambasadore e kulturës shqiptare

Ismete Selmanaj një ambasadore e kulturës shqiptare

Ismete Selmanaj nga qyteti i Durresit ka mbaruar fakultetin e Inxhinierisë se Ndërtimit ne Tirane ne vitin 1991 dhe prej vitit 1992 me pas si shume shqiptare te tjerë u transferua me familjen ne Itali për tu kthyer ne Atdhe me publikimin e dy librave, ne vitin 2013 dhe ne 2014, te dy nga Shtëpia Botuese Dudaj: “Gjembi dhe trendafilat” dhe “Kokat e dy lejlekëve te purpurt”.

Libri “Gjembi dhe trëndafilat” doli ne treg edhe ne Itali ne muajin prill 2015, me titullin “Verginità Rapite”, Bonfirraro Editore, shtëpi botuese kjo qe shpërndan librat e saj ne te gjitha libraritë shume te njohura ne Itali, Mondadori. Parathënien e librit te Selmanaj e ka përgatitur profesori i mirënjohur arbëresh, Matteo Mandalà i Universitetit te Palermos.

Autorja shqiptare Ismete Selmanaj ka realizuar disa promovime ne Itali, por ndihet me e realizuar me futjen e librit”Verginità Rapite”   (“Gjembi dhe trëndafilat”)  për t’u studiuar dhe për t’u dhëne si provim nga studentet e Universitetit te Palermos. Me këtë rast u organizua dhe një seminar ne Universitetin e Palermos nga profesor Mandalà ku autorja Selmanaj ishte e ftuar nderi.

Ky libër i autores Selmanaj është pritur shume mire ne Itali nga lexuesit si dhe nga studentet italiane dhe sipas burimeve profesor Mandalà ka futur për botim edhe librin e dyte “Kokat e dy lejlekëve te purpurt”, qe do te dale se shpejti ne tregun e librarive ne Itali dhe për t’u studiuar nga studentet qe do te diplomohen ne vitin akademik 2015-2016.

Për autoren Selmanaj e cila është qartazi një ambasadore shume e mire e kulturës shqiptare ne Itali, kane folur me shume gazetat e televizionet lokale ne Itali se ato shqiptaret ne Atdheun e saj, pra Shqipëri. Ne 18 shtator libri i saj “Verginità Rapite” mori pjese edhe ne Book’s Festival di Catania ku si recensuese e ketij botimi ka qene gazetarja e RAI, Antonella Gurrieri.

Share: